Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE-ja nis proçedurën që mund të ndërpresë fondet për Hungarinë

22:21 / April 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Evropian ka nisur proçedurë disiplinore kundër Hungarisë, që mund të çojë në ngrirjen e fondeve të bllokut evropian për shkak të shkeljeve të normave demokratike nga ana e Budapestit.

Kjo lëvizje vjen dy ditë pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, fitoi zgjedhjet parlamentare me një diferencë të madhe.

Fitorja e Orbanit erdhi pavarësisht që BE-ja e ka kritikuar atë për vite me radhë për sistemin e prokurimit publik, për konflikte të interesit, politikat e migracionit, për pavarësinë e gjyqësorit si dhe për kufizimet në lirinë e mediave.

Komisioni Evropian tha më 5 prill se do të përdorë mekanizimin e ri të sundimit të ligjit, që nuk është përdorur asnjëherë, dhe tha se shtysa për këtë vendim ishte që të parandalohej keqpërdorimi i fondeve të Bashkimit Evropian.

“Ne kemi qenë shumë të qartë se bëhet fjalë për korrupsion”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një seance plenare të Parlamentit Evropian.

“Ne do të dërgojmë tani një letër për njoftim zyrtar me qëllim që të nisë mekanizmi i kushtëzimit”, shtoi ajo.

Ky mekanizëm i ri është vendosur për t’i dhënë fuqi BE-së që të ndërpresë financimin e shteteVE që nuk ndjekin rregullat thelbësore të bllokut evropian. Për këtë mekanizëm ishin pajtuar të 27 shtetet anëtare në fund të vitit 2020, pavarësisht hezitimit nga Hungaria dhe Polonia.

Mekanizmi është mbështetur nga shtetet e pasura të BE-së që kanë kërkuar mbikëqyrje më të madhe, me qëllim që të sigurohen se paratë nuk do t’i ndihmojnë qeverive që minojnë demokracinë.

Qeveria hungareze tha se vendimi për të përdorur këtë mekanizëm ishte i gabuar.

Shefi i stafit të Orbanit, Gergely Gulyas, i bëri thirrje Komisionit Evropian që të “mos i ndëshkojë votuesit hungarezë për shprehjen e mendimit të tyre, që nuk i përshtatet Brukselit”.

Ai tha se “rregullat bazike të demokracisë” duhet të pranohen nga KE-ja dhe bëri thirrje që blloku evropian t’i kthehej dialogut.

Hungaria dhe Polonia, që të dyja vazhdimisht marrin miliarda euro nga fondet e BE-së, e kanë dërguar krijimin e mekanizmit të ri pranë gjykatës kryesore evropiane. Por, Gjykata Evropiane për Drejtësi në shkurt hodhi poshtë kërkesën e këtyre dy shteteve.

Në mënyrë që mekanizmi të hyjë në fuqi, 15 shtetet e BE-së që përfaqësojnë 65 për qind të popullatës së bllokut evropian duhet të pajtohen që ta ndëshkojë Hungarinë, dhe Budapesti do të ketë shumë mundësi që ta apelojë këtë proçes.

BE Bullgari procedura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.