Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen është zotuar se BE do të ndihmojë zonat e përmbytura në Slloveni. Gjatë një vizitë në këto territore, Von der Leyen tha se do ta akordojnë nga fondi i solidaritetit një shumë prej 400 milionë euro.
“Ishte zemërthyese që të ndiqje shkatërrimet masive në këtë shtet për shkak të përmbytjeve të mëdha. Ne do të japim një ndihmë të menjëhershme nga fondi i solidaritetit të BE-së në vlerën e 400 milione Eurove për riparimin e dëmeve. Deri ne vitin 2027 BE-ja do të japë edhe 2.7 miliardë Euro të tjera për investime për rindërtimin e zonave të prekuara.”
Nga shtetet anëtare janë dërguar makineri të rënda si dhe njësi inxhinierike për të hequr mbeturinat dhe për t’i bërë rrugët të kalueshme.
Ndërkaq pas konstatimit të faktit se në kompanitë e sigurimeve kishte pak banesa që kishin paguar primin, parlamenti slloven vendosi që të diskutoje iniciativën për të detyruar banorët që të bëjnë sigurimin vjetor të banesave të tyre.