Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE pajtohet për pakon e 4-t të sanksioneve kundër Rusisë, pritet të ndalohet importi i çelikut dhe hekurit

22:30 / March 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashkimi evropian 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për një pako të katërt me sanksione kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës, ka thënë zyra e presidencës franceze e bllokut evropian më 14 mars.

Presidenca franceze e BE-së ka thënë se pjesë e pakos ndaj Rusisë do të jetë heqja e statusit të “shtetit të favorizuar për tregti”, vendim që mund t’ia hapë derën bllokut për të vendosur tarifa të ashpra ndaj mallrave ruse dhe për ta renditur Rusinë në nivelin e njëjtë me Korenë Veriore dhe Iranin.

Diplomatët kanë thënë se sanksionet synojnë të përfshijnë edhe ndalesën në importet e çelikut dhe hekurit të Rusisë, ndalesë në eksporte të mallrave luksozë, përfshirë makinat mbi 50,000 euro dhe ndalesë në investime nëpër kompanive të naftës si dhe sanksione në sektorin e energjisë.

Pronari i klubit të futbollit, Chelsea, Roman Abramovich dhe 14 individë tjerë do të shtohen në listën e sanksioneve të bllokut evropian, kanë thënë diplomatët. Britania tashmë ka sanksionuar Abramovichin javën e kaluar, duke ia bllokuar asetet dhe duke i vendosur ndalesë në udhëtime.

Sipas revistës Forbes, pasuria e Abramovichit kap vlerën e 7.2 miliardë dollarëve. Pakoja e sanksioneve do të zbatohet zyrtarisht kur vendimi të publikohet në revistën e BE-së.

Presidenca franceze ka thënë se kjo gjë do të ndodhë “shpejt”. Gati tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës tre javë më parë.

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

BE rusise sanksione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.