Qytetarët e Vlorës janë surprizuar sot teksa kanë parë mbërritjen e anijeve të NATO-s.
Mësohet se përfaqësuesit e NATO-s do të zhvillojnë një takim me pushtetin lokal të Vlorës dhe më pas do të nisin pastrimin e gjirit të Vlorës nga armatimet e vjetra.
Këto predha nën ujore mund të jenë të paplasura në bregdet dhe mund të jenë rrezik për shpërthime duke rrezikuar mjetet lundruese.
