Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Begaj mirëpret Pendarovskin në Pustec: Sfidat janë të mëdha, duhet t’i përballojmë së bashku

12:47 / July 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 99
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj ka mirëpritur homologun e tij të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Bashkinë e Pustecit. Begaj është shprehur se sfidat mes 2 vendeve janë të mëdha, teksa ka shtuar se duhen përballuar së bashku.

Presidenti Begaj: Është kënaqësi për mua që të mirëpres Presidentin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim, Pendarovski bashkë me Zonjën e Parë në Bashkinë e Pustecit. Zgjodhëm Bashkinë e Pustecit, për të treguar se marrëdhëniet mes 2 vendeve tona janë marrëdhënie të 2 vendeve mike, vendeve anëtare të NATO-s, që kanë një rrugëtim të përbashkët për anëtarësimin në BE. Sfidat mes 2 vendeve janë të mëdha, duhet t’i përballojmë së bashku. Një nga këto sfida është që të kemi mirëqenie mes vendeve tona dhe besoj se kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Pendarovski është pyetur dhe në lidhje me Ballkanin e Hapur, për të cilin ka thënë se është mangësi e madhe që vetëm pak shtete të rajonit të jenë pjesë e tij.

Presidenti Pendarovski: Ballkani i Hapur që nga fillimi i tij është që të jetë një bashkëpunim rajonal mes vendeve të Ballkanit. Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim mes vendeve. Ballkani i Hapur ka qenë një prej tyre dhe shpresoj që në një format të tillë të vazhdojë dhe më tej. Është e pakontestueshme se vendet që marrin pjesë në Ballkanin e Hapur e kanë të qartë se “çadër” për të gjitha iniciativat është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur. 6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit, ndërsa vetëm 3 në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur.

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.