Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Begaj pret delegacionin suedez, bisedon me dy politikanët e rinj shqiptarë: Arritjet e tyre janë shembuj frymëzimi

15:25 / April 11, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
434847792 397878896351220 8688935065628428124 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, priti sot një delegacion nga parlamenti suedez, të përbërë nga Adnan Dibrani, deputet socialdemokrat, i cili kandidon për eurodeputet, dhe që në vijim do të zëvendësohet nga Arbër Gashi. Përfaqësuesit e Parlamentit suedez, me origjinë nga Kosova, shoqëroheshin nga Ambasadori Ström.

Begaj përgëzoi përfaqësuesit suedezo-shqiptarë për arritjet e tyre politike, si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke veçuar kontesktin e ri pas anëtarimit të Suedisë në NATO.

Presidenti evidentoi rolin dhe kontributin e vlerësuar të Suedisë, si në kuadër të integrimt të vendit tonë në BE ashtu edhe për ndihmën dhe asistencë suedeze për zhvillim. Ndërkohë marrëdhëniet shumë të mirë politike duhet të përkthehen në një bashkepunim të shtuar ekonomik dhe ritjen e investimeve suedeze në Shqipëri.

Gjatë bashkëbisedimit vëllazëror me dy politikanët e rinj shqiptarë që kontribuojnë në një vend mik si Suedia, u nënvizua mesazhi mbi rëndësinë e angazhimit të gjeneratës së re të politikanëve, me vision të qartë mbarëkombëtar dhe vlera euro-atlantike. Presidenti theksoi se arritjet e tyre në politikë bëjnë krenarë dhe janë shembuj frymëzimi për diasporën mbarëshqiptare.

434775593 397878903017886 5999526651844407812 n

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.