Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Begaj uron studentët: Guxoni, vendimet tuaja profesionale janë e ardhmja jonë e përbashkët

09:47 / October 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bejram begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mesazh për nisjen e vitit të ri akademik, studentët e kanë marrë edhe nga Presidenti Bajram Begaj. Kreu i shtetit shprehet se vendimet profesionale që do të marrin studentët, do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët. ”Ndaj uroj e besoj fort se kjo do të jetë e ardhmja që dëshironi. Ndërkohë, shfrytëzojeni mundësinë e artë për t’u shkolluar dhe dedikojuni arsimimit tuaj akademik”. Begaj po ashtu iu uroi suksese studentëve dhe iu bëri atyre thirrje që të guxojnë të ëndërrojnë për ta bërë të nesërmen më të mirë.

Urimi i plotë

Të dashur studentë, Dëshiroj të shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë studentët që sot do të fillojnë vitin e ri akademik 2023-2024! Për ju, të dashur studentë që uleni për herë të parë në auditore, sot është fillimi i një ndryshimi të madh: “Dita e parë e jetës universitare.” Si student i dikurshëm e kujtoj ende fare mirë ditën e parë të mbushur me emocione, kureshtje dhe pasiguri. Prandaj i kuptoj shumë mirë ndjenjat dhe emocionet tuaja.

I kuptoj shumë mirë edhe ata të cilët janë drejt përfundimit të diplomës, kur mendojnë se çfarë duhet të bëjnë pas universitetit. Një gjë është e sigurt, vendimet tuaja profesionale do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët. Ndaj uroj e besoj fort se kjo do të jetë e ardhmja që dëshironi. Ndërkohë, shfrytëzojeni mundësinë e artë për t’u shkolluar dhe dedikojuni arsimimit tuaj akademik.

Çdo ditë në auditore mendoni si të përfitoni sa më shumë dije. Punoni fort, studioni! Formësojeni veten dhe objektivat tuaja nëpërmjet punës për t’i arritur ato! Guxoni të ëndërroni dhe shfrytëzoni mundësitë e shkollimit që realizimi i këtyre ëndrrave të jenë një realitet më i mirë i shoqërisë shqiptare në të ardhmen.

Në demokraci nuk ka rëndësi se nga vjen, por ku shkon. Objektivat tuaj afatgjatë, ndonjëherë mund t’ju duken shumë larg. Por çdo rrugë e gjatë nis me një hap të shkurtër. Hidheni hapin të sigurt.

Ne, si prindër dhe shoqëri, ju jemi borxhlinj sepse mbase nuk kemi bërë dot më të mirën, por kemi bërë më të mundshmen në rrethanat që u gjendëm dhe me aftësitë që kishim. Tani është radha juaj, të nderuar studentë, kudo që ndodheni, ta merrni stafetën dhe të bëni nesër atë çka ne nuk arritëm ta bënim deri më sot.

Stafeve akademike i uroj gjithashtu një fillim të mbarë e të suksesshëm! Përkushtojuni profesionit me pasion e mendjehapësi! Nxisni të menduarin kritik dhe përshtatni metodat e mësimdhënies me ato të pedagogjive aktive! Shpresa për një të ardhme më të mirë është në duart tuaja!Suksese të gjithëve!”

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.