Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë drejt BE-së!”, hapet gara për diplomatët e rinj nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

09:20 / April 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1878
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jeni të interesuar t’i bashkoheni ekipit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme? Nëse po, tani e keni mundësinë, pasi ministria e drejtuar nga Ferit Hoxha ka shpallur këtë të shtunë, më 25 prill, dy thirrje të rëndësishme për profesionistët që synojnë të kontribuojnë në forcimin e diplomacisë shqiptare dhe avancimin e procesit të integrimit në Bashkimi Evropian.

“Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë drejt BE-së!”, është thirrja me të cilën nis ky njoftim, që vjen në kuadër të përpjekjeve për të rritur kapacitetet institucionale dhe për të përshpejtuar rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE, duke ofruar mundësi konkrete për angazhim në struktura kyçe të politikës së jashtme.

Një nga thirrjet lidhet me aplikimet për të shërbyer në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian në Bruksel, në kuadër të nismës “Shqipëria BE 2030”. Ky program synon të përfshijë profesionistë të kualifikuar në përfaqësimin e interesave të vendit në institucionet evropiane dhe në proceset negociuese. Për më shumë informacione mbi këtë pozicion, mbi kriteret që duhet të plotësoni dhe dokumentet që duhet të dorëzoni.

Paralelisht, ministria ka hapur edhe thirrjen për t’iu bashkuar Rezervës së Strukturuar të Talenteve, një iniciativë që synon të krijojë një bazë ekspertësh të përgatitur për të kontribuar në shërbimin e jashtëm shqiptar. Për më shumë mbi pozicionin e dytë.

“Ky është momenti yt për të dhënë kontribut real në përfaqësimin e Shqipërisë dhe në të ardhmen europiane të vendit.”, thuhet në njoftimin e ministrisë, e cila fton të gjithë profesionistët e interesuar të aplikojnë.

BE ministrinë Shqipërinë Thirrja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.