Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Beleri eurodeputet nga burgu, festime në Himarë. Dule flet për mediat greke: Historia…

22:42 / June 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Beleri 750x416 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vlerësimeve të para kur janë numëruar 50% e votave dhe teksa jemi në pritje të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve europiane në Greqi, minoriteti grek në Himarë ka nisur festën, pasi Fredi Beleri me shumë gjasë do të jetë deputet në parlamentin e ri europian.

Edhe pse ndodhet pas hekurave në burgun e Fierit, ku vuan dënimin e drejtësisë shqiptare për shitblerje votash, Beleri duket se ka shpërblyer besimin e kryeministrit helene Kyriakos Mitsotakis, pasi me 2473 vota renditet si i treti më i votuar në radhët e “Demokracisë së Re”.

Me shpalljen e 7 emrave fitues paraprakë nga Ministria e Brendshme greke, kamera e televizionit Open u lidh direkt me Himarën, ku duket se ka nisur festa nga familja e Belerit dhe përfaqësues të minoritetit grek.

Bashkëpunëtorët e Belerit thanë për median greke se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të japë sot një mesazh nga burgu, ndërsa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se e sotmja është një natë e madhe gëzimi për qytetin.

“Ka siguri që Fredi do të jetë eurodeputet. Është një natë e madhe për Himarën. Ky është një shfajësim i Belerit, për betejat e përjetshme të gjithë helenizmit. Historia është shkruar me shkronja të arta”, u shpreh ai.

Lidhur me daljen nga burgu të Belerit, në rast se duhet të jetë i pranishëm në Parlamentin Europian për t’u betuar, nuk ekziston nevoja për një procedurë për betim sa i përket eurodeputetëve. Gjithsesi, më 16 korrik do të zhvillohet një takim, ku Beleri do të ketë nevojë për leje të posaçme për të marrë pjesë.

dule tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.