Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Beleri”/ Greqia sërish mesazh Shqipërisë: S’mund të pranojmë në BE vende që s’përmbushin parimet bazë

19:48 / September 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1687616055 fredibejleri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i jashtëm grek Giorgos Gerapetritis i dërgoi sërish një mesazh Shqipërisë lidhur me çështjen “Beleri” gjatë fjalimit të mbajtur në një konferencë ndërkombëtare.

Ai tha se Greqia “nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk plotësojnë kriteret e anëtarësimit dhe kryesisht parimet thelbësore të bashkësisë evropiane si demokracia dhe shteti ligjor”.

“Shqipëria duhet të tregojë se respekton të drejtat e pakicës kombëtare greke dhe shtetin e së drejtës. Kjo konferencë po zhvillohet në një moment kyç. Në kohën e ardhshme, zgjerimi i BE-së do të jetë në krye të agjendave në institucionet e BE-së. Qëndrimi i qartë i Greqisë do të sjellë në këtë debat frymën e agjendës së Selanikut. Ne do të ndërmarrim iniciativa dhe do të miratojmë çdo ide apo propozim që synon rigjallërimin e procesit të zgjerimit, duke e bërë atë më konkret, konsistent dhe të besueshëm, duke siguruar gjithashtu bashkëpunim të sinqertë nga të gjitha palët dhe një afat kohor të qartë për anëtarësim”,  tha ministri i Jashtëm grek.

Gerapetritis shtoi se Greqia nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk përmbushin kriteret e anëtarësimit dhe parimet bazë të BE-së, si demokracia dhe shteti i së drejtës, referuar këtu Shqipërisë.

I pyetur mbi “çështjen Beleri”, Gerapetritis tha se arrestimi dhe mbajtja në burg e tij, “përbën një devijim nga e drejta evropiane”, si dhe “shkelje të qartë të të drejtave politike të zotit Beleri, shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të shtetit ligjor”.

beleri Giorgos Gerapetritis Shqipërisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.