Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Belinda Balluku: Mos rritja e çmimit të energjisë nuk ka lidhje me fushatën, në 14 maj do t’i fitojmë të 4-ta Bashkitë në Dibër

20:48 / January 11, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belinda balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin e 10-të të qeverisjes, socialistët janë gati për fushatën e radhës.

Qeveria i ka paraprirë sjelljes me një sërë masash lehtësuese në kushtet e ndryshimeve, por zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk i lidh punët e tyre me 14 majin.

Në një intervistë për gazetarët e ABC News, Balluku thotë se mos rritja e çmimeve të energjisë nuk lidhet me fushatën.

“Fasha nuk u hoq për fushatë. Viti do jetë prapë i vështirë për energjinë, por jo sa ajo e vjetshmja”, tha Balluku.

Qeveria do të ndihmojë sërish pensionistët dhe ata që kanë nevojë.

“Po shpërndajmë bonusin për pensionistët nga taksa e prillit. Se bëjmë për fushatë”, u shpreh zv.kryeministrja.

Numri dy i Qeverisë i kërkon shqiptarëve që rrinë të qetë për paratë në banka.

“Paratë janë të sigurta. Mos u shqetësoni, hakerat nuk kanë prekur”, vijoi Balluku.

Por Balluku në 14 maj do të jetë e deleguar në qarkun e Dibrës.

“Do t’i fitojmë të 4-ta bashkitë”, u shpreh ajo në intervistën e saj për Abc News.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.