Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bëmat e “killerit” që ekzekutoi katër persona në dy atentate mafioze në Durrës

17:39 / May 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Altin Ndoci i arrestuar sot për ekzekutimin e dy vëllezërve pak ditë më parë, është dora e krimit që fshihet pas katër vrasjeve mafiozë të ndodhura në Durrës brenda dy muajsh.

Në një deklaratë zyrtare drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu se dy personat e arrestuar sot për vrasjen e Viktor dhe Besmir Haxhisë, ekzekutuan me kallashnikov Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë mbrëmjen e 2 marsit në një atentat mafioz.

Shkak për këtë dy atentate, tha drejtori i Policisë së Shtetit, është pikërisht prishja e pazareve të aktivitetit të përbashkët kriminal.

Por Altin Ndoci nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015 ai u arrestua nga policia për shkak se kishte kryer një seri vjedhjesh të automjeteve në kryeqytet.

Lista e makinave të vjedhura nga Altin Doci në bashkëpunim me Sazan Çibakun

1.Më datë 18.12.2014 shtetasit e lart përmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip – Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N,

2.Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.

3.Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX.

4.Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.

5.Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.

6.Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.

7.Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G.

8.Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D.

9.Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M.

10.Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B.

Bashkë me Ndocin, sot u arrestua edhe një 22-vjeçar me iniciale K.A. identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Mësohet se shkak për kapjen e tyre janë bërë pikërisht kamerat e sigurisë në zonë, si dhe gjurmët e gishtërinjve.

Pas ndjekjes policia gjeti armët e përdorura nga dy autorët në një kanal, si dhe makinen tip Toyota që ata perdoren teksa qëlluan me 55 plumba dy vëllezërit Haxhia.

Burime bëjnë me dije se kanë qenë katër persona që morën pjesë në ekzekutim, dy prej të cilëve janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.