Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ben Andoni / Epistolarët e gjymtuar të politikës

10:38 / July 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ben andoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ben Andoni

Intensifikimi i letrave që po bëhet nga njerëzit kryesorë të shtetit shqiptar dhe që në përgjithësi nuk marrin përgjigje, më shumë se çdo gjë po paraqesin kulturën individuale të mbajtjes së krizës. E filloi kryeministri Rama, i cili shkroi plot 7 letra drejt kryetarit të opozitës Basha, kurse tashmë ka ardhur koha e presidentit të vendit që bën letra dhe dërgon mesazhe për të treguar pozicionin që i jep tagri i vet ashtu si edhe për të sqaruar qëndrimin personal për Reformën në Drejtësi, procesi që i ka trandur të gjithë.

Në të gjitha rastet përgjigjet e letrat janë të munguara, kurse përgjigjet vinë në forma të tërthorta apo përmes komenteve të ndryshme. Për fatin e keq, kryeministri i vendit megjithë frazeologjinë e zgjedhur dhe të gjithë elementët e tjerë nuk mundi të gjejë kanalet e duhura e bashkëpunimit, pasi në thelb mungojnë realisht pikat e kontaktit; ashtu si kryetari i opozitës, përmes statuseve të rrjeteve sociale, e kërkon takimin me PS-në me kushte që nuk mund të realizohen. Njësoj po ndodh me letrat që po drejtohen ngado të presidentit të vendit dhe ku sfida është vonesa e Reformës në Drejtësi. Po të gjitha i bashkon paradoksi për të mos realizuar asgjë…

Letra e fundit e presidentit drejt Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kërkonte informacion për plotësimin e vakancave të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, ka nxjerrë më shumë ngërçin e punës së tij në vlerësimin e gjyqtarëve si kryesues i KLD, shtuar edhe me faktin se ai vetë as nuk ka ndërmarrë veprimin e duhur për plotësimin e vakancave të gjyqtarëve në gjykatat e vendit. Më shkurt, KLGJ ka zbuluar kohë më parë problemet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i drejtuar nga Meta si President që prej vitit 2017 ka shmangur ligjin duke mos vlerësuar profesionalisht gjyqtarët. Të mendosh, KLD vlerësoi vetëm 2 gjyqtarë gjatë vitit 2018!

Duket se mania e letrave ka kapur të gjithë strukturat e shtetit të cilat për të provuar vërtetësi bëjnë raporte në mënyrë të tregojnë institucionalitet, por fakti është se asgjë nuk ndryshon dhe më keq se kaq: pengesat e situatës kaotike me gjykatat në vend shkojnë deri te presidenti aktual.

Në këtë trend kombëtar, nuk bie më poshtë Partia Demokratike me shumën e letrave dhe statuseve përcjellë ngado dhe kërkimin e problematikës që e rrethon kryeministrin, ku 30 qershori ishte jo vetëm veprim antikushtetues dhe antidemokratik, por edhe një veprim me kosto politike e shoqërore që dëmton direkt interesat e qytetarëve, sipas tyre.

Më e keqja është se në betejën e statuseve dhe letrave, politikanët që e kanë humbur besimin dhe janë të angazhuar të mbajnë këtë gjendje të tmerrshme në të cilën ndodhet vendi, në vend të kërkojnë e të marrin përgjigje, kënaqen me pa-përgjigjen.

Nuk dihet si do të shkohet por për një gjë janë të gjithë të bindur, epistolarët e politikanëve tregojnë gjymtimin e vendit dhe një përpjekje të ankthshme për ta mbajtur vendin në këtë gjendje, pasi vetëm kështu mund të menaxhohet më lehtë. Ndaj politikanët do vazhdojnë e bëjnë letra e letra për të treguar sesa të paqëm janë para padrejtësisë që kanë mbathur kudo. 

ben andoni llogarite politike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

20:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.