Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ben Andoni/ Presidenti, komunikimi publik dhe mosnjohja e ligjit

17:33 / November 19, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ben Andoni2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Të mjafton të dëgjosh debatin e munguar(lexo: retorikën politike), komunikimin publik dhe të kuptosh se palët që janë të përfshira nuk e kuptojnë ligjin. Retorika është fyese dhe me epitete që dalin nga një histori e harruar që pothuaj nuk ka as edhe një lidhje me realitetin e sotëm. Presidenti Ilir Meta, tashmë në skakierën e kaosit si lojtar kryesor, Kryeministri Edi Rama po ashtu, më pak Lulzim Basha (pothuaj është jashtë situatës) kërkojnë që konfuzionin e tyre përballë situatës së vendit ta kompensojnë me një Ligjërim Publik tejet të kapërcyer dhe fyes.

Në fakt, problemi më i madh i vendit duket se është votimi me 140 vota i Reformës për Drejtësi, i një reforme që megjithë pritshmëritë e mëdha është larg natyrës së situatës shqiptare, por që ka pritshmëri të mëdha nga të huajt. Pasojat janë të dhimbshme. Nga puna e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organi bazë i Vetting-ut, në verifikimin e plot 800 juristëve që prej fundit të vitit 2017, ka hulumtuar deri tani çerekun për ligjshmërinë e tyre dhe shkarkoi mbi 80 persona kryesisht për shkak të pasurive të paligjshme, por edhe për lidhjet me krimin dhe vendimet arbitrare!!

Kur shikon katrahurën e gjykatësve dhe prokurorëve mund të kuptosh lehtësisht dhe nivelin të njohjes së drejtësisë që kanë palët por edhe kapjen e frikshme të saj. Që nga Ilir Meta, kryeministri i vendit, i cili në diskursin e vet, pothuaj ka harruar kanonet më të thjeshta të komunikimit dhe me radhë të tjerët e kanë masakruar drejtësinë. Një masë që mungon jo pak dhe te kryeministri i vendit, që i përgjigjet por edhe e ngacmon kreun e shtetit me simbolika krejt të dala nga fjalori i personazheve historike. Më shumë nga të gjitha, diskursi dhe deklaratat që dalin nga zyra e presidencës, kanë kohë që e kanë humbur natyrën normale të diskursit. Më keq akoma, në këtë shtysë po shkon edhe akuza e fundit ndaj kreut të KED-it, Ardian Dvorani, që më shumë se akuzë duket si pretendim, ndërkohë që aktet e tij nuk duken se përbëjnë ndonjë vepër penale apo shkelje.

Ndodh që zyrtarët tanë i paraprijnë akuzave dhe këtë e bëjnë me ligjërimin publik. Rama në parlament i nxori ujin e zi prokurorit, që pak ditë më vonë do t’i bëhej atentat, ashtu si Meta me një regjistër të lartë kërcënues e ka paraprirë këtë hap kundër Dvoranit.

Dhe, të paktën nga interpretimi dhe nga shprehja e juristëve të ndryshëm, kushtetuta po interpretohet në mënyrë aspak reale, brenda domethënies të radhës së plotësimit të vakancave. Ky është momenti ku ushtrohet e drejta e zgjedhjes, si edhe obligimi i respektit të normës kushtetuese të përzgjedhjes së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përmes tre kandidatëve të renditur nga KED, ku llogaritet edhe tagri direkt urdhërues i Kushtetutës që, kur Presidenti nuk i përgjigjet kompetencës brenda afatit 30 ditor apo llogarit të mos e bëjë, e ku kandidati i renditur i pari nga KED ngjitet direkt në poltronin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Mjaftojnë këto qëndrime të kuptosh se palët dhe tashmë presidenti i vendit që është faktorizuar më shumë në këtë kaos, nuk ka tagër absolut mbi zbatimin e Kushtetutës, ashtu si edhe interpretimet e tij, bazuar në punën e këshilltarëve të vet. Të paktën me arnimet që i janë bërë kushtetutës por dhe regjimin demokratik, ku besojmë se jemi, pushtetet funksionojnë të ndara, ku funksionarët ruajnë detyrimin kushtetues e ligjor të shprehen brenda caqeve të tyre shtetërore. Absurdi tjetër që rrjedh është se zyrtarët zakonisht situata të tilla i shkarkojnë tek vartësit, pikërisht ata që janë përdorur shëmtuar në ligjërimin e fundit publik, filluar nga shefat e tyre.

Ndërkohë që edhe Rama s’ka mbetur pas, pasi mund ta kufizonte ligjërimin e tij, i cili tregon veç varfërisë së ideve edhe një tendencë për të mbajtur këtë situatë, që i volitet politikës. Tek e fundit, mosnjohja si duhet e ligjit nga dy figurat e para të shtetit mbulohet me këtë lloj komunikimi, që e ka futur vendin tonë në një kaos të paparë. (Javanews)

ben andoni Presidenti tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.