Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ben Blushi rrëfen historinë me Emiljanon: Ka gjithmonë nevojë për njerëz si ai që lehtësojnë bashkëjetesën mes tokës dhe detit

15:57 / August 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4043
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Emiljano shet sende plazhi.Shet edhe këpucë deti, plastike, që të mbrojnë këmbët nga gurët e detit. është nga Elbasani, si shumica e atyre që shesin në plazh. Asnjëherë nuk e kam kuptuar pse një qytet pa det, shet kaq shumë gjëra që përdoren në det. Është njëlloj sikur vlonjatët të prodhojnë ski dëbore ose korcarët të gatuajnë sushi për drekë.

Megjithatë kështu është kjo punë. Elbasanasit bëjnë ca gjëra që korcarët dhe vlonjatët nuk i bëjnë. Emiljano nuk ka faj që është nga Elbasani. Ai ka një bos dhe sendet që ai shet në plazh janë të bosit. Emiljano merr një rrogë dhe e përshkon plazhin e zhuritur disa dhjetëra herë derisa dielli zhytet në det dhe ai shkon të flejë sepse njerëzit natën nuk blejnë sende plazhi.

Mua më pëlqeu portreti i tij i djersitur të cilin Emiljano e fshinte vazhdimishit me një peshqir pa ngjyrë. E thirra ti bëj një fotografi. Emiljano ndaloi duke menduar se unë do bleja dicka. I kërkova të pozojë dhe Emiljano pranoi, duke u fshirë me peshqir, siç bëjnë modelet që rregullohen para seancave fotografike. Kur ai iku, unë vazhdova të bëj fotografi në plazh dhe mendova se ka gjithmonë nevojë për njerëz si Emiljano që lehtësojnë bashkëjetesën mes tokës dhe detit, duke fshirë gjërat e tepërta me peshqir.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.