Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ben Blushi: Zoti produkt kulturor, nuk ekziston jashtë njeriut. Krishtërimi e Islami fe homocentriste

17:58 / December 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ben blushi 770x402 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse Zhizhek dhe Peterson kanë debatuar për lumturinë, kapitalizmin dhe marksizmin, në vigjilje të Krishtlindjes, në Tiranë, një ateist dhe teist bëjnë një debat për zotin. Në një anë Kaon Serjani (nga Instituti për besim) që e sheh fillimin e botës me Perëndinë dhe në tjetrën, shkrimtari, Ben Blushi, që nuk bindet t’i besojë një Zoti i cili që nga dita që ka lindur nuk ka lënë asnjë shenjë në Universin tonë me përjashtim të mungesës së tij sa herë na duhet – folën përreth dy orë para një publiku prej më 200 vetash

“Zoti është shpjegimi më i mirë për vlerat morale, është shpjegimi më i mirë për fillimin e universit, zoti është shpjegimi më i mirë për mirë sinkronizimin e Universit. Tani shpjegimi është i dyanshëm, siç mund të thoshte Zoti Blushi: është rastësi, ose një projektim inteligjent”, – tha Kaon Serjani.

“Zoti është në periferinë e jetës sime, nuk është në qendër të saj. SI e shoh unë Zotin? Si një produkt kulturor, jo si një produkt fizik a metafizik që shpjegon raportin e kozmosit me vetveten. Në fund fare, pyetja fatale është po Zotin Kush e krijoi? Pra nëse Zoti krijoi Gjithçka siç thotë Kaoni, po vetë Zotin kush e krijoi? Për njerëz si puna jonë sot, është e lehtë ta kundërshtosh Zotin, sepse ke arsye shkencore e zoti nuk është qenie praktike më. Nuk të ushqen, nuk të rrit, nuk të mbron nga rrufetë as nga vdekja. Njerëzit para 4 mijë vjetësh mendonin se Zoti është në kozmos. Kur ne shkuam në hapësirë, nuk e gjetëm Zotin. A ekziston Zoti jashtë njeriut? Unë them që jo. E zëmë se nuk ka njerëz, a mund të ketë zot? Jo. Sepse Zoti ka krijuar edhe veten e vet, për të krijuar njeriun” tha Ben Blushi?

Davidi, Goliati, pyetja ku është Zoti, prania e tij transhendente, shkenca që ka mundur Zotin, u shtruan për diskutim, por Blushi u ndal në një temë të ndjeshme që ka të bëjë me formën institucionale të Zotit, çka mund ta çojë debatin përtej zotit si eter, në zotin përmes feve.
“Barazia gjinore është armiku më i madh i kishës dhe i islamit. 2 mijë vjet persekutim ka kisha dhe Islami ndaj grave, janë fe homocentriste që vënë burrin në qendër dhe e kthejnë gruan në skllave. E pranoni ju? S’duhet ta pranoni”, tha Blushi.

Ben Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.