Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Bëni gabimin më të madh nëse përdorni këto ilaçe kur pësoni djegje në lëkurë

22:30 / November 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
djegie ne lekure1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djegiet janë ndër aksidentet më të zakonshme shtëpiake, veçanërisht midis fëmijëve. Për fat të mirë, djegiet e shkallës së parë dhe djegiet e shkallës së dytë mund të trajtohen në shtëpi.

Një djegie konsiderohet e shkallës së parë nëse prek vetëm shtresën e jashtme të lëkurës dhe shkakton dhimbje të lehtë, skuqje dhe ënjtje. Djegiet e shkallës së dytë ndikojnë në shtresat më të thella të lëkurës dhe shkaktojnë flluska. Djegiet e shkallës së tretë dhe të katërt janë djegie të rënda dhe duhen trajtuar vetëm në spital.

Djegiet normalisht të lehta shërohen në një ose dy javë. Kur pësoni një djegie të vogël, menjëherë kaloni ujë të freskët mbi zonën e djegur për rreth 20 minuta. Më pas mund të lani zonën e djegur me ujë dhe sapun të butë. Vendosja e kompresës së ftohtë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve dhe ënjtjeve.

Mjalti dhe xheli i aloe verës janë mjete të tjera të efektshme në shtëpi për djegiet e vogla. Por njerëzit gjithashtu po përdorin disa ilaçe shtëpiake të çuditshme për trajtimin e djegieve që në fakt i bëjnë djegiet më keq. Më poshtë janë listuar pesë ilaçe shtëpiake që nuk duhet t’i përdorni kurrë nëse digjeni.

Gjalpë: Gjalpi ruan nxehtësinë prandaj ky ilaç shtëpiak mund të bëjë që djegia juaj të përkeqësohet. Gjithashtu, gjalpi mund të përmbajë baktere të dëmshme që mund të infektojnë lëkurën e djegur.

Vajrat: Ashtu si gjalpi edhe vajra të tilla si vaji i kokosit, vaj ulliri ose vajra gatimi, mbajnë nxehtësinë. Vendosja e vajrave në pjesën e djegur mund të përkeqësojë gjendjen në vend që ta shërojë atë.

Të bardhat e vezëve: Kjo është një nga përrallat e famshme e gjysheve për trajtimin e djegies. Por aplikimi i të bardhave të vezëve të papjekura në djegie mund të rrisë rrezikun e infeksionit bakterial. Vezët gjithashtu mund të çojnë në një reaksion alergjik.

Pastë dhëmbësh: Shumë njerëz e përdorin pastën e dhëmbëve si një ilaç i ndihmës së parë për djegiet e shkallës së parë. Por përbërësit e saj mund të irritojnë djegien dhe të shkaktojnë më shumë dëme.

Akulli: Vendosja e akullit dhe ujit shumë të ftohtë mbi djegie mund të zvogëlojë qarkullimin dhe ta bëjë djegien më keq. Nëse përdoret në mënyrë jo të duhur, akulli mund të shkaktojë edhe një djegie të ftohtë. 

gabimin ilacin lekure perdorni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.