Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia Italiane, pasi akuzohen për një serë veprash penale.
Sipas raportimit të medieve italiane, dy shqiptarët ishin pjesë e një bande të specilizuar për vjedhje automjetesh dhe apartamentesh.
Në orët e para të mëngjesit policia italiane ka arrestuar dy shtetasit shqiptarë të moshës 45 dhe 41 vjeç , policia kishte një urdhër arrest për personat në fjalë nga gjykatësi Busto Arsizio.
Grupi i shqiptarëve ishin të specializuar për vjedhje të Rang Rover dhe makinave të mëdha, makina të cilat gjenden në aeroporin e Milanos, Malpansa dhe Linate.
