Një fugon tip “Benz” është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Bickë në zonën e Devollit në pronësi të shtetasit Gj.Sh, 38 vjeç.
Mjeti ishte i parkuar përpara banesës së tij.
Nga hetimet, blutë e Korçës kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar si autor i ngjarjes.
Personi i vënë në pranga është shtetasi L.K., 34 vjeç, banues në fshatin Bickë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur mjetin e shtetasit Gj.Sh.
Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.