Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Beqaj: Masat nuk janë respektuar, të mbyllen baret në plazh

11:38 / August 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beqaj a2cnn
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria duhet të përgatisë një strategji të re kundër Covid-19 dhe mbyllje të bareve në bregdet. Kjo është ajo çka Ilir Beqaj do të bënte po të ishte sërish në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Ish-ministri thotë në një intervistë për A2 se shifrat janë rritur, por hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike për fshehje të tyre.

Për Ilir Beqajn, nuk ia kemi dalë të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura nga qeveria dhe institucionet përkatëse kundër pandemisë. Në një intervistë për A2, Beqaj thotë se edhe në rastin më të keq të rritjes së numrit të të prekurve me Covid, dy spitalet e reja Covid janë të disponueshme.

Por, shifrat nuk bindin Partinë Demokratike, që akuzon për fshehje të të dhënave.

Si ish-ministër Shëndetësie, Beqaj ka disa sugjerime për pasardhësen e tij në këtë detyrë dhe kërkon me domosdoshmëri një strategji të re nga shtatori e në vijim: “Do të propozoja që të mbylleshin baret e plazheve, të gjitha klubet e plazheve të mos lejonin grumbullimin dhe të ndalohen “shkuma-party”. Ndërkohë që në shtator do të ishte mirë që të bëhej një vlerësim i përhapjes së sëmundjes në të gjithë vendin për të përgatitur më qartë strategjinë për vjeshtën dhe dimrin”./ A2CNN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.