Një i ri 20-vjeçar, i quajtur Emrah Liço, u arrestua nga Policia e Beratit pasi ditën e djeshme, ai tentoi të therte me thikë babain e tij. Aktin e rëndë i riu kishte provuar ta bënte pas një sherri të ndodhur mes të dyve, në çastin kur i ati kishte zbuluar se i biri i tij kishte vjedhur disa sende nga banesa.
Në gjaknxehtësi e sipër gjatë konlfiktit, 20-vjeçari ka rrëmbyer thikën dhe ka tentuar të godasë babanë e tij, por i ati reagoi me sukses në kohë duke shmangur ndonjë tragjedi.
Ndërkohë, i riu është një emër i njohur për uniformat blu duke qënë se në emër të tij ishin regjistruar të paktën pesë raste vjedhjesh të ndryshme në qytet, përfshi banesa dhe automjete.
Policia njofton:
Nga Seksioni për Krimet, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore edhe 5 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë.
Gjatë hetimeve të kryera dhe provave të grumbullura, rezultoi se autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve është shtetasi E. L., 20 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, i ndaluar ditën e djeshme, pasi kishte tentuar të godiste me mjet të mrehtë babanë e tij, të cilit i kishte vjedhur disa orendi shtëpiake.
Shtetasi E. L., gjatë 3 muajve të fundit, ka kyer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
