Një 49-vjeçar nga Berati ka humbur kontrollin e automjetit tip BMW me targa AA 991 IU në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me pemët dhe një kolonë betoni në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Poliçan-Berat në vendin e quajtur ish-kandari.
49-vjeçari Viktor Hoxha ka dalë nga makina e cila ishte në pronësi të Robert Pushit, duke hequr targat dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit. Më pas ai ka njoftuar karrotrecin i cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke marrë makinën.Makina përplas për vdekjen këmbësorin 55-vjeçar në Berat, e ‘pëson’ dhe makina e policisë
Hoxha është pikasur nga kamerat e lokaleve dhe më pas është arrestuar nga policia.
