Një ditë më parë babë e bir, Jovan dhe Mateo Vangjeli humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.
Hetimet kanë zbuluar dhe shkakun e flakëve vdekjeprurëse e sipas tyre ka qenë një shkëndijë elektrike e cila rezultoi me pasoja fatale për jetët e tyre.
Gjithashtu mësohet se banesa ku ishin viktimat është shkrumbuar totalisht, ndërsa zjarri ka djegur pjesërisht edhe dy banesa të tjera.
Sakaq ditën e sotme dy viktimat at e bir, Jovan dhe Mateo Vangjeli, përkatësisht 61 dhe 36 vjeç janë përcjellë për në banesën e fundit.