Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Bëri 3 muaj burg, rrëfehet ish-sulmuesi i Skënderbeut: Koha më e vështirë në jetën time

20:12 / January 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
767A0C35 BA02 4482 A22E 1F49D3746109
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Oto Xhon, u burgos në maj të vitit 2022, në kohën kur luante për Prishtinën, duke qëndruar mbrapa hekurave për tre muaj. Futbollisti akuzohej se kishte marrë shërbime seksuale nga një viktimë e trafikuar. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “KOHA.net”, nigeriani ka rrëfyer momentet e vështira.

“Ka qenë koha më e vështirë në gjithë jetën time. Nuk e di se me çfarë do të përballem në të ardhmen, por kjo ka qenë më e vështira deri tani. Në fillim nuk e dija faktin, nuk dija asgjë, sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt. Mu deshën dy javë për ta kuptuar me të vërtetë se çfarë kishte ndodhur, pse isha atje. Avokati im erdhi dhe foli me mua.

C8CC230C F083 48B6 8E54 4AE795603825

Kur avokati e bëri pyetjen e parë, unë i thashë që nuk e kam bërë këtë. Jam në Kosovë për gjashtë vjet. Nuk kam pasur kurrë rast në polici. Këto pretendime nuk kanë qenë në asnjë moment të vërteta. Nëse do të doja të shkoja në ato rrugë, do t’i qëndroja të vërtetës.

Nëse do të ishte diçka që e kam bërë, do ta pranoja. Por nuk kisha ide, nuk kisha fare ide. Ishte befasi për mua dhe ishte shumë e vështirë. Në burg nuk kisha ndonjë rrugë për kontakt. Madje u desh ndoshta një muaj e gjysmë për të kontaktuar me familjen time. Ishte vetëm avokati të cilit i lejohej të vinte e të më vizitonte në atë kohë. Nuk kisha ndonjë informacion apo interesim nga njerëzit e Prishtinës. Kur dola jashtë nisa të dëgjoja nga ata, por kur isha aty nuk dëgjova diçka.

Isha atje për 91 ditë, tre muaj. 91 apo 92 ditë. Mendoj se është pjesë e jetës që deshi të më tregonte mua se kam ende shumë për të dhënë në jetë. Nuk e kam fajësuar veten për këtë, nuk u dorëzova për këtë. Brenda e kam pasur kohën, kam pasur shumë kohë për të menduar, sepse nuk ke shumë mundësi për të bërë diçka tjetër.

Dhe kam pasur shumë kohë për të menduar për gjithçka nëpër të cilën kam kaluar, gjithçka që unë dua të jem. Ishte vështirë brenda. Kam biseduar me të tjerët brenda, kam dëgjuar tregime të njerëzve. Kam nxjerrë mësime, nuk kam dalë pa asgjë. Po ashtu isha në gjendje të mësoja shumë. Ishte shumë vështirë. Aty ku isha unë, isha i vetmi person me ngjyrë dhe nuk e flisja gjuhën shumë mirë. Por kam arritur të bëj shoqëri dhe kam dalë me diçka nga aty”, është shprehur Xhon.

Burg oto xhon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armand Duka uron presidentin e Federatës Spanjolle për triumfin në Kupën e Botës

15:02 / July 22, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.