Ndonëse do të duhet të ishte partia më demokratike, vetëm demokratike duket se nuk është më. Pas publikimit të një fotoje mes Jozefina Topallit dhe Erla Mëhillit, kameramani që ka bërë edhe foton Igli Zela është shkarkuar me urgjencë mbrëmjen e djeshme.
Burime për tirananews.al nga PD bëjnë me dije se një prej kameramanëve që për shumë e shume vite ka shoqëruar Berishën kur ishte kryeministër, por edhe Bashën në opozitë, është shkarkuar në shenjë hakmarrje vetëm se i bëri foto ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli e cila ka dalë kundër rrymës së Lulzim Bashës.
Siç shihni edhe nga këto foto, në Facebook, në mbështetje të operatorit më besnik të PD-së Igli Zela i ka dalë edhe fotografi Elvis Gorica dhe Erla Mëhilli.
Dje Erla Mëhilli e cila njihet edhe si zëdhënësja e “Doktorit” publikoi një foto me Jozefina Topallin. Kjo e fundit, po dje lëshoi një lum kritikash ndaj Bashës dhe për gjendjen ku e çoi partinë që në 91 zgjoi shpresat e shqiptarëve për demokraci. /tirananews.al







