Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg me afat 40-ditë” për 31-vjeçarin Leon Simoni.
I riu nga Lezha, duke kryer manovra të rrezikshme mbrëmjen e të mërkurës,humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi 3 persona.
Mendohet se Simoni ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka shkaktuar aksidentit, por prokuroria nuk ka ende përgjigjet e analizave të gjakut që i janë bërë Simonit pas aksidentit.