Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga fshati Kuç i qarkut të Shkodrës, ka parë nga afër zonat e përmbytura. Berisha akuzon qeverinë, duke thënë se kanë hapur tunelet e Komanit gjatë natës dhe akuzon qeverinë për vjedhje.
“Mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur 2000m3/s dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e tyre e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë plotësisht të parashikuara. Vjedhja jua ka bllokuar mendjen por një njoftim serioz ka bërë stacioni meteorologjik italian, i cili ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e Veriut.
Këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se e kanë mendjen të shfrytëzojnë energji. Sot janë mbi 2500 ha të mbytura në të gjithë territorin e Shkodrës dhe ka kërcënime serioze. Këto janë nga skema e vjedhjes se qeveritarëve që nuk kanë kufi në asgjë”.