Një ndjekje nga policia para mesnatës kanë qenë momentet e fundit të jetës të 32-vjeçarit Laer Kurti, i cili humbi jetën në spital pasi shfaqi probleme shëndetësore në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 të kryeqytetit pasi ishte ndaluar nga efektivët për kontroll. Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon Policinë, ku thekson se banditë me uniformë i marrin jetën të riut, dhe se e dërguan të vdekur në urgjencë. ”Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi”,-shkruan Berisha.
Postimi i plotë
KRIM I SHËMTUAR!
Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Lear Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!
