Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha akuzon: Rama po zbaton doktrinën e Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve

13:14 / March 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berishaaa 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë, Rithemelimi ka organizuar konferencën me temë “Shpopullimi ose zhbërja e Shqipëria: nga “Doktrina e Çubrilloviq te qeverisja Rama”. Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, Sali Berisha është shprehur se në 8 vite, Shqipëria ka humbur 35 për qind të popullsisë teksa ka shtuar se kurrë ndonjëherë nuk ka humbur asnjë komb kaq shumë popullsi. Po ashtu Berisha ka deklaruar se sipas tij, Rama po zbaton doktrinën e Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve

“Doktrina e Vaso Çubrilloviçit është doktrinë e mirëfilltë e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Nuk është i vetëm për fat të keq. Njësoj si ai është dhe Ivo Andriç, i cili për turpin e turpeve ka edhe çmimin Nobel. Në njëfarë mënyrë edhe ky është një lloj racizmi ndaj shqiptarëve. Kthehemi pak te kriza që po kalojmë. Ky është një spastrim etnik bazuar te doktrina e Çubrilloviçit në sensin e krijimit të kushteve të kalkuluara që shqiptarët të largohen nga Shqipëria.

Nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur çdo vit dhe kjo është statistikë e pamohueshme. Nga viti 2014 gjer më sot, ajo pakësohet në mënyrë të rrufeshme sepse janë krijuar kushtet e kalkulueshme për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Një nga kushtet më themelore është pasiguria e plotë në të cilën sot jetojnë shqiptarët në këtë vend. Vetëm në një vit, në vitin 2015 në mos gaboj, janë arrestuar 37 mijë shqiptarë.

80 për qind u arrestuan për çështje civile, që nuk mund të ndodhë përveçse në atë vend që nuk njeh ligjin, përveçse aty ku bëhet gjithçka për të dhunuar qytetarin, për t’i nxirë jetën, për t’i bërë të pamundur që të jetojë. Statistika e vitit 1946 tregon se u arrestuan 17 mijë shqiptarë, kaq u arrestuan. Pasiguria vjen nga lidhja e qeveritarëve me bandat. A nuk ishte Shullazi që donte të emëronte rektorin, sepse Edi Rama nuk mblidhte dot votat për të emëruar një zonjë? Dhe ai dilte në mes të qytetit dhe i thoshte se të rrëmbej djalin po nuk u largove”,-tha Berisha.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.