Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha-deputetes italiane: Bëhuni avokate e demokracisë shqiptare në institucionet ndërkombëtare

17:07 / August 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
536280584 1540765397404557 984417041301979274 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së,  Sali Berisha ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij deputeten e Forza Italia Erica Mazzetti dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok Doda. Në një postim në Facebook, kreu i selisë blu shprehet se në takim u diskutuan zgjedhjet e 11 majit të cilat kryedemokrati i quan një farsë elektorale.

”Pata kënaqësinë të pres në zyrë miqtë e mirë dhe të kahershëm të mi dhe të Partisë Demokratike, Erica Mazzetti, deputete e Forza Italia, si dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok Doda koordinator për Forza Italia, së bashku me Dritan Beqirin dhe Lindita Bimin. Në takim morën pjesë gjithashtu zyrtarët e PD-së, Agron Gjekmarkaj, Belind Këlliçi dhe Enri Çeno. Diskutuam gjerësisht për farsën elektorale të 11 majit dhe për punën e madhe që po bëjnë strukturat e Partisë Demokratike për të identifikuar dhe faktuar këtë manipulim të pashembullt”, shkruan Berisha.

Po ashtu Berisha zbulon se i ka kërkuar deputetes italiane që partia e saj të jetë një zë i fuqishëm dhe avokate e demokracisë shqiptare në institucionet ndërkombëtare, teksa e cilësoi takimin me të, frytshëm dhe inkurajues.

”Theksuam domosdoshmërinë që Forza Italia të jetë një zë i fuqishëm dhe avokat i demokracisë shqiptare në institucionet ndërkombëtare, duke mbështetur kauzën tonë për rivendosjen e rendit ligjor dhe lirisë së votës në Shqipëri. Demokratët dhe miqtë tanë evropianë janë të bashkuar për të ndalur autokracinë dhe për të rikthyer shpresën e demokracinë në vend. Takimi ishte i frytshëm dhe inkurajues”.

Berisha Demokracia deputete Forca Italia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të Territoriales! Berisha: S’keni ligj, raportet s’janë prezantuar në komision

11:23 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.