Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë nesër (e enjte) marrëveshjen e daljes bashkë në zgjedhjet e 14 majit 2023. Po ashtu edhe nesër do të përcaktohet data e protestës së ardhshme kombëtare. Gjatë mëngjesit të sotëm, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ai i Partisë Demokratike, Sali Berisha qëndruan për më shumë se 30 minuta në zyrën e këtij të fundit për të diskutuar lidhur me daljen me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Postime te ngjashme
Add A Comment
