Deputeti socialist Pandeli Majko ka ironizuar thirrjet për pjesëmarrje në podcaste të kryeministrit dhe ish-kryeministrit. Majko shtroi pyetjen drejtuar AMA-s nëse këto podcast do të rregullohen me ligjin e ri të medias audio-vizive.
“Këto podcastet që dëgjojmë, z. Rama të vetin, edhe z. Berisha, a janë të rregulluara nga ky ligj? Kam përshtypjen se influence e rrjeteve sociale po krijon zona të lira ekonomike, të pa monitoruara dhe ku mund të thuhet ccdo gjë? Ka fuqi AMA të ndërhyjë apo duhet tjetër rregullim ligjor? Mora dy shembuj, dy politikanë që po krijojnë një marrëdhënie të re mediatike?”,-tha Majko.
Përfaqësuesja e AMA sqaroi se në fakt bëhet fjalë për platforma e jo për individë. Kujtojmë se pas kryeministrit Rama i cili prezantoi podcastin e tij, edhe ish kryeministri Berisha komunikoi se do të krijonte edhe ai madje e ftoi kundërshtarin e tij politik në një debat.
