Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Gardistët me armë në sallë! Bardhi: Kallëzojmë në SPAK Nikollën, shkeli detyrën

13:50 / November 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha bardhi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi i Rithemelimit pas kaosit dhe sherrit në Parlament, mblodhi deputetët për të caktuar vijimin e qëndrimit të tyre. Për mediat ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se gardisti që shtyu deputetin Ervin Salianjin kishte armë.

“Personi që qëndronte prapa zotit Ervin Salianji, ka qenë i armatosur me revole të fshehur ndër sqetull. Ky përbën një akt të paprecedent në historinë e këtij parlamenti. Të tjerë persona të armatosur janë parë përreth parlamentit, por në sallë kjo nuk ka ndodhur në memorien time, asnjëherë. Këtu tek zyra e kryetares ishin pozicionuar, ju siguroj ju, më shumë roje se kur qëndronte Enver Hoxha në atë zyrë. Por, natyrisht këto nuk ndryshojnë asgjë në qëndrimin e prerë të opozitës. Opozita, në emër të qytetarëve që e kanë votuar atë, kërkon respektimin e të drejtave të saj kushtetuese. Opozita nuk mund të pranojë kurrë të qëndrojë në parlament si një fasadë pluralizmi për interesa të Edi Ramës. Opozita nuk bën pazare me parimet themelore të funksionimit të parlamentit dhe pluralizmit. Edi Rama nuk pranon sepse e ka shumë të qartë se ai bashkë me organizatën e tij kriminale që drejton, çdo komision hetimor parlamentar do zbulojë vjedhje dhe skandale që do vënë në harresë djegësat, vjedhjen e shekullit”,-tha Berisha.

Ndërkohë nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi lajmëroi se do të bëhet një kallëzim penal në SPAK për Lindita Nikollën për shpërdorim detyre.

“Shprehim indinjatën për sjelljen e Nikollës e cila ka lejuar futjen në sallë pa patur asnjë situatë të punonjësve të gardës që kanë qenë të armatosur. Me urgjencë sot PD do depozitojë kallëzim për shpërdorim detyre ndaj Nikollës që mendon se do trembë opozitën me gardistë, punonjës policie të armatosur apo do ta ndalojë opozitën të ngrejë zërin për të drejtat e veta. Asnjë veprim i dëshpëruar i Ramës dhe kukullës së tij në krye të vendit nuk e ndal opozitën të kërkojë të drejtat e veta minimale. E drejtë kushtetuese e opozitës që të kërkojë ngritjen e Komisioneve Hetimore. Kallëzim penal në SPAK për Nikollën për shpërdorim detyre. Na shton vendosmërinë për të përshkallëzuar aksionin dhe reagimin opozitar”, tha Bardhi.

bardhi Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.