Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Gëzimi i të ligut është ligësia e tij! Kurti i mori Ramës Samitin, por edhe vizitën e Macron-it

13:35 / October 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka reaguar për Samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua në Tiranë dhe për vizitën historike të presidentit francez Emmanuel Macron, duke thënë se vëmendjen e mori të gjithë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha thekson se kryeministri Edi Rama, me urdhër të Vuçiç, bëri çmos që Albin Kurti të sanksionohej nga BE dhe të mos vinte në Samit, ndërsa shtoi se kryeministri i Kosovës jo vetëm që erdhi, por dhe i mori të gjithë vëmendjen.

Postimi i Sali Berishës

Gëzimi i të ligut është ligësia e tij! Kurti i mori Ramës Samitin, por edhe vizitën e Presidentit Macron. Miq, caktimi i Tiranës si kryeqyteti ku do mbahej Samiti i BE për nismën e Berlinit ishte ngjarja e cila që në fillim i ktheu Edi Ramës gëzimin në ligësi.

Me urdhër të padronit të tij ai nisi menjëherë veprimet të gjitha antishqiptare madje edhe dy ditë para mbledhjes së Samitit vetëm e vetëm që Kurti të sanksionohej nga BE dhe të mos pranohej në Samit, ose ai vetë për shkak të provokimeve të ulta të Ramës të refuzonte ardhjen në Tiranë. Të gjitha këto si kusht për ardhjen e padroni të Ramës, Vuçiç në Samit. Por sipas një ligji të pashkruar që thotë se të ligut gëzimi i kthehet në ligësi edhe Ramës gezimi i Samitit se do të dërmonte Kurtin ju kthye në ligësi. Në fakt Kurti jo vetëm erdhi dhe mori vetë vëmendje mediatike disa herë më të madhe se Rama. Me praninë e tij në samit ai i la Ramës lajmin refuzimit të pjatës së baltës me portretin e tij që Rama kishte përgatitur dhuratë te personalizuar për pjesëmarresit si në sulltantatet e largeta të globit kurse vetë me sfiden që i bëri me ardhjen duke e shumzuar me zero Ramën dhe me takimet politike të nivelit më të lartë që pati e komentet e panumërta rreth tij e errësoi fatalisht të ligun e Samitit. Ndaj dhe Ramës gëzimi për Samitin se do të asgjesonte Kurtin për llogari të Beogradit i mbeti thjesht një ligësi.

E njëjta gjë ndodhi edhe me vizitën e parë të Presidentit të Francës Emanuel Macron në Shqipëri. Pas lajmit që kjo ishte vizita e parë e një Presidenti francez në Shqipëri lajmi i dytë më i rëndësishëm i vizitës ishte drithërimi nga gëzimi i Edi Ramës nga deklarata e Presidentit Macron se vendi i tij do bllokonte vizat për Kosovën, sipas disave kurse sipas të tjerëve deklarata nuk ishte e tillë.

Por gëzimi i papërmbajtur i Ramës nga kjo dhe përshendetja e Vuçiçit nga Kina e kësaj deklarate e heroizoi edhe më shumë Kurtin në sytë e shqiptarëve si viktimë e kurtheve të Tiranës dhe Beogradit. Kështu kryeministri i Kosovës u bë përsëri personazh kryesor në këtë vizitë në media pa qenë fare i pranishëm duke kthyer Ramës përsëri gëzimin e vizitës në ligësi dhe vello turpi para kombit shqiptar.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.