Sali Berisha thotë se mjeku i Gert Shehut ka gabuar me publikimin e dokumentit, asi sipas tij, dokumenti i një të sëmuri është sekret dhe ka procedurë ligjore kur e merr Policia e Shtetit.
“Një dokument i tillë nuk nxirret kurrë për një të sëmurë, që gëzon kodin më të lartë të sekretit. Ai ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale. Shteti i ka të përcaktuar me ligj kanalet zyrtare, që nuk janë respektuar në këtë rast.
Ai është një dokument i paligjshëm dhe nuk mund të lëshohej kurrë nga një mjek. Sepse vetëm mjeku pohon se këtë dokument ia ka dërguar edhe policisë. E kuptoni çfarë situate? I them zotit doktor që ke bërë gabimin më të madh. Ka procedura ligjore, se kur policisë i duhet, merr të dhënat e qytetarëve shqiptarë. Ka prokurori, ka gjykata, ka vendime”.
