Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Berisha i përgjigjet ambasadores Yuri Kim: Mirë, ti më shpallje “non grata” në vendin tënd, por në parlament e vendosin shqiptarët

20:07 / September 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryedemokrati Sali Berisha i ka kthyer një përgjigje të drejtpërdrejtë ambasadores amerikane Yuri Kim, por pa e përmendur me emër. Në fjalën e tij nga “Foltorja”, Berisha tha se Kim kishte të drejtë që ta shpallte “non grata” në vendin e saj, por jo që ta ndalonte të futej në Kuvend, kur qytetarët e kishin votuar. “Nuk jemi kundër Vettingut, por jo atij që përdoret për gjah shtrigash. Drejtësia sot është vite dritë larg atij të 2017. Denoncova Sorosin dhe reformën e tij dhe meqenëse unë i kërkova non grata në 2017, ai ma ktheu me non grata në vitin 2021. Nuk ka asgjë personale. Reagimi im ndaj ndërprerjes së mandatit. Ne shqiptarët përjetësisht nuk u dalim borxhi SHBA-ve, Uillsonit, Clintonit dhe Bushit. Të parit i dedikojmë rikthimin e pavarësisë së Shqipërisë sepse e vërteta është që në aktet e Versajës kishin firmosur edhe përfaqësuesit e tij, por kur e pa i hodhi në kosh të plehrave. Dhe Shqipëria u ribë e pavarur siç e shpalli Ismail Qemali. Kosova është e pavarur sepse Cliton dhe Bush udhëhoqën diplomacinë botërore. A mund ta imagjinojë kush se do të dilte një përfaqësueses i tyre që do të thoshte; votoni ju se do u them unë se kush do të hyjë në parlament? Mirë, ti më shpallje non grata në vendin tënd, por në parlament e vendosin shqiptarët,”-tha Berisha në fjalën e tij.

Berisha Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.