Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, thotë se jugu i Shqipërisë ndodhet në situatë dramatike dhe se është shpopulluar. Për të rrënimi ekonomik është faktori kryesor i shpopullimit.
“Jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike. Shpopullimi i Gjirokastrës dhe jugut është i paimagjinueshëm, se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi, tejkalon të gjitha përmasat. Do t’ju jap vetëm një shembull. Në Libohovë, nga 50 kompani ndërtimi që kishte në 2013, sot nuk ka asnjë. Në Gjirokastër, kaloje rrugë dhe të lëndonte në shpirt kompesatoja në vitrinat e dyqaneve të falimentuara. Një politikë për shpopullimin e kësaj zonë ndiqet nga qeveria”.
