Ish-kryeministi Sali Berisha e bëir të qartë se është kundër një marrëveshje të dytë mes kryeministrit Eri Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Në emisionin ‘Tempora’ në Ora News, ai sqaroi se ka vetëm një skenar që mund të rikthejë votën në Shqipëri dhe ky është skenari venezuelian, qe nenkupton protesta deri ne largimin e qeverise.
“Marrëveshja e 17 majit ka pasur një qëllim kryesor; të krijojë klimë për zgjedhjet. Ajo nuk i krijoi. Pa rrëzuar Edi Ramën, shqiptarët nuk do të votojnë me votë të lirë. Njeriu duhet të bëjë gjithçka për të shmangur më të fundit, dhe më e fundit është që qytetarët të krrehin me mos bindje civile. Edi Rama kishte provë zgjedhjet e përgjithshme.
Marrëveshje tjetër do të ishte vetëvrasje. Ka vetëm një skenar që mund të rikthejë votën në Shqipëri dhe ky është skenari venezuelian. Nëse shqiptarët nuk zgjedhin të sakrifikojnë, shqiptarët kanë vetëm një fat, eksodin masiv.
Ky nxit gjithnjë e më shumë që opozita duhet të rikthejë votën e lirë, atë që po bëjnë venezuelianët ndaj një tirani. Sot bota, në një rast unik në histori, ndonëse ai u zgjodh. Edhe opozita venezueliane nuk i mbushi rrugët atëherë, por sot u mbush kupa”, përfundoi ai.
