Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha me të birin e gjyqtarit të diktaturës Rustem Gjata përdhos antikomunistët e Macukullit

14:33 / May 10, 20239 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berishaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ilir Vata, Gazetar

Komunistët e Berishës nuk heqin dorë nga marrëzia, i biri i prokurorit të diktaturës Rustem Gajta në busti i antikomunistëve të Macukullit.
I imagjinoni të birin e persekutorit në anë të emrit të komandatit të luftës kundër komunizmit, Xhema Vata, një pështorosje, neveri për komonistë e vjetër dhe të rinjë.
At Zef Pllumi denoncoi Rustem Gjatën si Gjykatës te Komunizmit qe ka dënuar e pushkatuar Dhjetra Shqiptare Prifterinj Patriote e intelektuale, sot Sali Berisha përdhos atikomunistë e Macukullit
Çlirim Gjata është i biri i Rustem Gjatës, ish- gjyqtar famëkeq i regjistrimit komunist i deleguari i Berishës në Mat.
Shihni dokumentet:
Përpos të tjerëve, siç edhe konfirmon ky dokument, Rustem Gjata, në 4 shtator të vitit 1973, ka dënuar me vdekje priftin shkodran Hil Gjergj Gjoni, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Sipas Rustem Gjatës, prifti Hil Gjoni kishte sharë udhëheqësit e partisë, urrente regjimin, kryente rite fetare dhe donte Papën e Vatikanit

Macukulli kështjella e lirisë që nuk u pushtua kurrë..!

79 vitë më parë Macukulli dhe zonat për rreth, Semti i Prellit nisi beteja më e madhe kundër komunizmit e shënuar ndonjë herë.

Ndonëse vite e fundit është hedhur disi dritë për betejën antikomuniste të Macukuli, dhe ka dhe një vend kujtese, sërish vlerat e vërteta të qëndresës për liri dhe demokraci nuk kanë dalë në pah, madje edhe vetë komandanti i luftës kundër komunizmit, i ekzekutuar nga regjimi në vitin 47 në Dëbrovë të Dibrës, Xhemal Vata, ende nuk ka një varr.

Ende martirët që u ekzekutuan në diktaturë nuk kanë një varrë për t’u nderuar siç edhe e meritojnë, sepse ende urrejtja e vjetër e dalë nga mëkatet e diktaturës është e gjallë e pushtetshme dhe kërkon të zhbëjë vlerat e një krahine të tërë në përpjekjen e saj për liri.

Për të hedhur pagës dritë; Sigurisht që forcat nacionaliste që përfaqësonin Mbretin Zog bënë rezistencë ku mundën dhe u shënuan përpjekje në Tropojë te ura e Dargobisë, në Krujë e rrethinat e saj me ish-oficer të Zogut, xhandarë dhe nacionalist, në malësinë e Madhe më 1945, beteja e Muharrem Bajrakratit dhe rezistenca e tij dhe kryengritja e Postribës, pas ardhjes së komunizmit, por beteja e Macukullit është unikale në Shqipëri.

Macukulli kështjella natyrore që nuk pushtua kurrë, sepse atje jetojnë njerëz që ruajnë dhe përsosin vlerat e lirisë, vlerat njerëzore të dinjitet, familjes, vlerat kombëtare, vlerat e demokracisë.

Macukulli historikisht është drejtuar nga shtëpi të para, shtëpi të mira në bazë të pleqërisë dhe udhëhequr nga Kanuni i Skënderbeut kryesisht, pasi në tërësi mbizotëronte Kanuni i Lekë Dukagjini dhe vetë ligjet vendase të Macukulli.

Pushteti në Macukull zotërohej në mënyrë plebishitare nëpërmjet pleqërisë, pra nga populli nëpërmjet përfaqësuesve të vetë dhe historikisht kanë enë bashkë macukllanët që kanë vendosur për fatet e veta, si dhe në rastin e betejës ati-komuniste.

Macukulli një trevë që s’u pushtua kurrë, beteja të pa funbe, brez pas brezi, kundër serbëve në Shkallën e Deshve apo beteja e madhe e Kurdarisë që udhëhiqej nga Haziz Vata, beteja kundër otomanëve, dhe çdo pushtuesi, pra një kështjellë që nuk ra kurrë, as në betejën e fundit me komunizmin.

Historia e post-diktaturës e la Macukullin në hije, pa investime, pa rrugë dhe pa xhami, sa sot është braktisë pothuajse, por ajo që vlen, historinë e këtij vendi e dinë të gjithën, e këndojnë në treva për rreth e më gjerë, por ende nuk është hedhur dritë, madje edhe ato pak gjëra janë venitur, tjetërsuar për interesa individësh, madje kanë dekoruar njerëz pa vlera kur vlerat e vërteta janë të varrosura ende.

Pse beteja antikomuniste e Macukullit është unikale në Shqipëri

E para është beteja e parë e vetëorganizuar nga macukllanët pa ndikimin e askujt dhe shënon pushkën e parë antikomuniste në një ushtri të organizuar.

Ndryshe nga vatrat e tjera që u drejtuan nga forcat e Mbretit, Macukulli e organizoj vetë luftën kundër komunizmit, me shtëpitë e para dhe vetë macukllanët e fshatrat për rreth, sepse një numër i madh të shkolluar jashtë vendit, e që ishin dhe oficer të mbretit Zog e dinin se komunizmi ishte një sistem autokratik dhe macukllanët nuk duronin tjetër regjim përveç se plebishitas, pra e konsideruan komunizmin si pushtues.

E dyta; Macukulli kishte lidhje të drejtpërdrejta me perëndimin, pasi shumë nga treva ishin shkolluar në universitete më të mira të botës.

Ne takimin e parë të bërë në fillim të verës së vitit 1944, kur dhe nisën përgatitjet për të pritur komunizmin, u konsiderua që në mbledhje të parë si pushtues.

Takimi u bë i hapur mes parisë së vendit, ku ishte përveç përfaqësuesve të fiseve nga Macukullit dhe zonat përrreth edhe Bilal Kola, Xhemal Vata, Sali Vata, Taf Vata, Shahin Doçi…etj.

Pas diskutimit të gjatë u vendos se komunizmi është pushtues i ri që kërkon Macukullin ta gjunjëzojë dhe u vendos që të armatoseshin edhe ata fise që nuk kishin armë apo mundësi t’i blinin, si dhe të thirreshin në betejë të gjithë oficerë, xhandarët për të bërë pjesë e betejës dhe të kishte një strategji të plotë ushtarake.

Nga dëshmitë e bashkëkohësve, thuhet se Bilal Kola një strateg luftarak me intuitë të jashtëzakonshme që gjendet rrallë në kohë, propozon të ishte komandat i kësaj lufte burri më trim, Xhemal Vata që do të përfaqësonte grupin më të madhe të luftëtarëve, ndërsa vetë Bilal Kola të ishte me një ekip më të specializuar ku të patrullonte territorin, madje të kontrollonte pjesën verilindore të Macukulli.

Bilal Kola ishte njëri me influencë të jashtëzakonshme, diplomat, njeriu që ruante lidhje më krerët antikomunist në të gjithë vendin, madje marrëdhëniet e tij kalonin kufijtë sa ishte njeriu që kishte lidhje të drejtpërdrejta me misionin anglez dhe forcat antikomuniste në perëndim.

Strategjia: Sali Vata ish-z/komondat i kufirit për Shkodrën në kohë të Mbretit Zog, premtoj një murtajë dhe bashkë me shenjusin e parë Llan Gjatën nga Shqefni do të drejtonin grupin e mitralerëve në kodrën kryesore të Macukulli ose në epiqendër ku mendohej se do të ishte përqendrimi i ushtrisë që pritej të vinte drejtuar nga Shefqet Peci.

Xhemali Vata me më shumë se 180 bura do mbulonte të gjithë paralelen e mundshme të Macukullit, ndërsa Bilal Kola më pjesën tjetër të ushtarëve të specializuar do patrullonte zonën verilindore dhe patrullonte për skemën e mundshme të një krah marrje të çetës së Shefqet Pecit.

Vetëm tre ditë më vonë u informuan se Shefqet Peci i ishte afruar Macukulli, ku në qafën e Shënkollit (ku u mbajt kuvendi i Dykagjini) ishte një grup që përfaqësohej nga Ram Muça, Kros Vata, Must Vata, Murat Vata dhe fisi i Dede në fshatin ngjit, Dukagjin dhe Pashajt në Gjocaj.

Çeta e Shefqet Pecit u nda në dy skuadra me një numër të madh ushtarësh, njëra vite nga Dukagjini që u prit nga mitralozi i Kros Vadodës dhe pjesa tjetër ne rrëpirën e shpatit Nepë që u prit nga shëllinjakët si një grup pararojë dhe më pas nga nga murtaja e Sali Vatës me shënjues Llan Gjatës.

Grupi pararoj i Bilal Kolës kishte marrë udhën për në Vig (fshati lindor i Macukulli) nga u mësua se munde të jetë shtegu i çarjes, por Bilali një strateg me përvojë nuhati kurthin dhe më vonë u informua se forcat duheshin përqendrua ne mes të Macukkulli dhe bashkojnë forcat në një beteje të ashpër sa u zbraps Shefqet Peçi me turp.

Beteja antikomuniste e Macukulli ishte unikale dhe madje me pushkë dhe murtaj kundër komunizmit, pasoja që do të rëndonin pas instalimit të komunizmit, sepse grupi i Blial Kolës u zhduke pa gjurmë nga diktatura dhe jo pak, por trembëdhjetë burra.

Vadodajt u pushkatu Xhemal Vata (në një ditë me Sali Llanin e Ismahil Hysën më 1947), ndërsa Sali Vata njeri i mortajës (ish- shoqëruesi i Medi Bej Frashrit) u dënua 101 vite Burg, Taf Vata u dënua 25 vite burg, Shaqir Vata 25 vite burg, Haziz Vata i ri u bugos më vonë, Nezir Vata u burgos dhe u torturua për tetë muaj në burgun e Burrelit dhe të Dibrës, ku e pa Xhemal Vatën kur ia vranë në sy.

Në fisin e Saldoçe u pushkatu Xhema Doçi e më pas u internuan, nga Sucajt, Bicajt, Metajt pati viktima e më pas përndjekje dhe shumë familje të tjera.

Beteja e Macukullit ishte e mirë organizuar me ideator Bilal Kolën, Sali Vatën e Xhemal Vatën dhe të gjithë oficerët e xhandarët e asaj kohe, madje dhe milicët që shërbyen për një kohë.

Kishte planshet vendosje, kontrolli të kundërshtarëve, armatim të lehtë dhe të rëndë, pushkë, automatike, mitraloz madje dhe mortajë.

Kishte një numër të madhe mbi 250 vetë të armatosur, dhe një fshat të tërë të gatshëm për betejë, strategji, zbulues, prita paraprake dhe përqendrim të forcave deri në shpartallimin e ushtrisë së Shqefqet Peçit.

Macukulli antikomunist e fitojë betejën më armë kundër komunizmit, madje ishte beteja e parë në këto përmasa prandaj është e rrallë dhe duhet studiuar për vlerat e qëndresës që mban, por njohu një persekutim të pa parë për 45 vite, të rralla ishin ato familje që mundeshin të çonin një fëmijë në shkollë të lartë, dita e punës ishte 10 lekë të vjetra, varfëri totale, pamundësi për të jetuar, një pjesë e macukllanëve madje dhe e zonës punoni në minierë ku shumë kanë humbur dhe jetën, të tjerë kanë vdekur nga silikoza.

Mjaftë familje u internuat, dëbuan, sekuestruan dhe u mbajtën në përndjekje deri në rrëzimin e diktaturës. Është e vështirë të shkruash për Macukullin e të bësh dasi, pasi Macukulli është një kullë në vetë dhe ndritën e bardhë si dhe vetë kullat e Macukullin me vlerat e saj sepse ajo funksionon bashkë si një e tërë.

Të gjithë në Macukull ishin nën syrin e Sigurimit të Shtetit, të ndrydhur dhe si fshat është parë nga diktatura si një kullë e ngujuar dhe hakmarrja komuniste nuk u ndal kurrë pa dallim për të gjithë dhe për të gjithë kohën është lënë pa investime, sa sot nuk shkon të derdhë lot për baballarët, sepse ende është një rrugë dhie që të çon në kështjellën e lirisë, Macukull, pasi urrehet si më parë më të njëjtën urrejtje, ndërsa ne vetë i kemi falur për krimet që kanë bërë.

Le ta kujtojmë këtë ditë në nderim të baballarëve tanë që qëndruan për lirinë në llogore për të mbrojtur vlerat e lirisë nga regjimi mizorë komunist, për t’u a kujtuar fëmijëve tanë që regjime të tilla të mos kthehen më.

Zbardhja e të shkuarës, transparenca për krimet e diktaturës është pikënisja për të ardhme, dhe ne përulemi para atyre që qëndruan si martirë në llogore për të mbrojtur vlerat e lirisë e të demokracisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brahimllari: Veliaj duhej liruar në përputhje me vendimin unifikues GJK

14:38 / September 15, 2026

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026

Kryeministri Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

12:51 / September 15, 2026

Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

21:20 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.