Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha në familjen e prekur nga tërmeti: Sako, një Gjush me pantallona

13:12 / April 1, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
gfhjhgfjgfhj 770x437 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar një familje të prekur nga tërmeti në Durrës, ku ka akuzuar kryebashkiaken Emiriana Sako për korrupsion dhe diskriminim politik.

Gjatë vizitës, Berisha deklaroi: “Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature.” Ai theksoi se një qytetar që kishte fituar një gjyq për kompensim ishte duke u përballur me pengesa, duke akuzuar se mafia është mbi gjykatën dhe se nuk respekton vendimet e saj.

“Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti, sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta. Këtyre ua grabisin pa ua dhanë,” tha Berisha, duke aluduar për abuzimet që po ndodhin pas tërmetit.

Ai e përshkroi Sakon si “një Gjush me pantallona” dhe e akuzoi për mosdhënien e bonusit të qirasë për familjet e prekura për një periudhë prej një viti e gjysmë.

“11 Maji është përgjigja,” theksoi Berisha, duke kërkuar mbështetje për Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme.

“Pra, pasurim edhe në fatkeqësinë e të tjerëve.
Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore.
Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature.
Është demokrat, dhe i grabisin, shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin.
Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën.
Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta.
Këtyre ua grabisin pa ua dhanë.
Dhe i thonë i ka marrë dikush tjetër. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë.
Po ai dikush tjetër, ai është një sekser i Sakos sepse Sako është një Gjush me pantallona.
Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi.
Ndaj dhe 11 maji është përgjigjja.
Jo vetëm kaq, por ata kanë hall se ti nuk jep ryshfet. Ata ia kanë dhënë paratë e tua dikujt tjetër, kurse këtij i thonë se i ke marrë paratë.
Por gjykata ka faktuar se ti nuk i ke marrë paratë”, u shpreh ai.

Berisha Durres PD termet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Krahasimi i fortë nga Avokatja e Shtetit për të drejtat e njeriut, Ballanca: Edhe në Europë ka sfida e përpjekje

22:00 / June 18, 2025

Rama poston videon: Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë

21:01 / June 18, 2025

Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

19:57 / June 18, 2025

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën, u verifikuan kutitë e 60 qendrave

19:19 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.