Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha në Mirditë: Mike Pence u largua pa takuar asnjë zyrtar! Edhe Pompeo fshiu takimet

20:30 / July 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar në Mirditë për të festuar 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Edhe këtë herë, Berisha nuk ka kursyer kritikat ndaj qeverisë duke thënë se ja nxinë faqen vendit.

Ndër të tjera vuri theksin tek vizitat e ish-zv.Presidentit të SHBA-së, Mike Pence dhe Mike Pompeos në Shqipëri. Berisha tha se Pence erdhi rreth 1 muaj më parë në Shqipëri dhe nuk zhvilloi takim me asnjë zyrtar. Gjithashtu Pompeo, sipas Berishës, u pendua dhe në njoftimet e bëra për shtyp për vizitën në Shqipëri, nuk përmendi asnjë takim me zyrtarët shqiptarë.

“Në mënyrën më të pamerituar, në kuptimin e mirëfilltë, ja nxinë faqen këtij vendi dhe kombi pas Enver Hoxhës. Ju e konstatuat, ky është 100 vjetor. Para 1 muaji erdhi këtu ish-zv.Presidenti i SHBA-së. Një burrë i respektuar nga vendi i tij, nuk u takua me asnjë zyrtar. U takua me muxhahedinët iranianë. U kthye direkt në vendin e tij. Pse kjo, sepse ta themi me fjalë popullore, nuk donte të merrte pleshta. Nuk donte. Kë do të takonte, dilte ajo që ndodhi me Mike Pompeon. Erdhi dhe ai, dhe e dërguan gjoja në konferencën e 100-vjetorit. Kush e organizonte, e organizonte një eksponent kryesor i bandës së Elbasanit që quhet Taulant Balla. Kur e mori vesh, u largua dhe në njoftimin në shtyp, nuk citoi asnjë shqiptar. Takoi MEK-un dhe asnjë shqiptar. I fshiu takimet dhe u largua. Janë motive për ne që të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë, nga kjo qeveri.

A e keni dëgjuar njëherë këtë njeri të flasë për varfërinë në Shqipëri, se bizneset po falimentojnë, rinia po ikën masivisht. Ky ka vetëm një justifikim që në thelb, po ta analizoni bazohet në mendimin e tij zhvleftësues të pandjeshëm ndaj problemeve të qytetarëve. Çfarë ka ndodhur me ne? Nga viti 2014, gjatë 7 vite, del statistika e Eurostat-it. Nga Shqipëria thotë Eurostat, janë larguar 744,417 qytetarë. A mund ta imagjinoni. Largimet ndodhin vetëm në luftërat civile. Edhe në luftërat civile kaq shumë nuk largohen. Kur luftojnë dy palë, njëra palë ikën.

Pse ikin shqiptarët? Sigurisht që lëvizja e lirë, është një realitet. Këtu kam një grafik që tregon se popullsia në Shqipëri, nga viti 2007, grafik i INSTAT që drejtohet nga Edi Rama. Nga 2007 deri në 2014 popullata është rritur progresivisht. Rënia e madhe ka nisur në vitin 2014” – tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.