Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha nga Tropoja sulmon Ramën: Thonë këtu nuk vdes njeri për bukë, vetë stolisen si sulltanë

12:57 / May 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 380 1746355220xwhatsapp image 2025 05 04 at 121209 pm 991
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Tropoja ku vijoi fushatën elektorale, Sali Berisha sulmoi edhe njëherë mazhorancën për situatën ekonomike dhe varfërinë që ka pllakosur në familjet shqiptare. Ai e cilësoi të turpshme deklaratën që thuhet shpesh nga kreu i qeverisë dhe ministrat e tij se në Shqipëri askush nuk vdes për bukë.

“I keni dëgjuar besoj, një shprehje që vjen nga thellësitë e kohërave dhe sipas së cilës këtu nuk vdes njeri për bukë. Dhe e them këtë se, vërtet nuk vdiste njeri për bukë, se njerëzit ndanin kafshatën njëri me tjetrin. Kjo ishte bujaria, kjo ishte bamirësia e shpirtit. Por qeveritarë, ministra që deklarojnë se, në Shqipëri është mirë sepse nuk vdes njeri për bukë, nuk fjalë që nuk meritohet t’u thuhet.

Nuk është fjala të vdesë njeriu për bukë, por është fjala, të jetojë njeriu me dinjitet. Është fjala, të mos numërojë njeriu kafshatën. Është fjala, që ata burra dhe gra që ka shkrirë jetën për Tropojën, kanë shkrirë jetën për Shqipërinë, të mos tremben se nuk e mbyllin dot 15 ditëshin me pensionin që u jep.

Është fjala që, ata burra dhe gra, që kanë shkrirë jetën për Shqipërinë, të mos shtrijnë dorën për ilaçe se mbeten pa ilaçe se nuk i marrin dot me pensionin e tyre. Është fjala, që, këta të rinj, këta fëmijë, ëndrrën e tyre të bukur shqiptare të mund ta ndërtojnë në Shqipëri, dhe jo të ëndërrojnë se si të ikin jashtë dhe të largohen nga Tropoja dhe Shqipëria.

Pra, është krejt tjetër. Kurse këta, shkojnë në një akt përçmimi ndaj shqiptarëve se, këtu nuk vdes njeri për bukë. Apo tjetra, ministret e tij, që stolisen sikur janë princesha të sulltanateve. U thonë shqiptarëve, që çfarë kanë pensionistët, pensionistët jetojnë shumë mirë. Se, me 140 euro jetohet normal, jetohet fare mirë”, tha mes të tjerash Berisha.

Berisha PD Rama tropoje zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lapaj përplaset me Shabanin: Dajo s’të bëhet deputet, mbarë iu shkoftë!

20:40 / July 16, 2025

Rama: Pushues vendas dhe të huaj në plazhin e Darëzezës, qendra shëndetësore është në gatishmëri të plotë

19:46 / July 16, 2025

Berisha akuzon Ramën: Përdori 250 mln euro garanci sovrane dhe grante për fermerët për të blerë votat e tyre

19:20 / July 16, 2025

Rama me helikopter në Vlorë, reagon Qori: O mbret merr edhe një shërbëtor për në tualet

19:07 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.