“Me kenaqesi dua te ndaj me ju lajmin e shkelqyer qe Forumi Rinor i Partise Demokratike u anetaresua zyrtarisht ne organizaten e studenteve demokrate europiane EDS – organizata zyrtare e studenteve te Partise Popullore Europiane”, shkruan Sali Berisha, ish kryetari i PD-sw.
Ai shton se ne aktivitetin e titulluar ”Universiteti i Dimrit” i mbajtur ne Barcelone, u vleresua levizja studentore ne Shqiperi dhe u ofrua ndihma e kesaj organizate ndaj studenteve shqiptare ne realizimin e kerkesave te tyre te prezantuara nga drejtuesit e FRPD. Ne kete aktivitet kishin aplikuar disa organizata rinore per anetaresim, ku me vote unanime FRPD ishte e vetmja organizate qe u pranua si anetarja me e re e EDS.
“Anetarësimi ne kete organizate eshte nje mbeshtetje e jashtezakonshme nga grupi me i madh politik i Europes per studentet, per rinine shqiptare, te sotmen dhe te ardhmen tone. Se bashku me EDS, FRPD do te hartoje nje program bashkepunimi mes studenteve shqiptare dhe atyre nga vendet Europiane per te fituar njohuri, eksperience por dhe rritur mundesite per suksese e karriere personale”, tha ish lideri demokrat.