Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha “non grata” dhe në BE? Kërkesa e eurodeputetëve për të ndjekur praktikën e SHBA

20:49 / September 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha43 770x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eurodeputetja Viola von Cramon raportuese për Kosovën ka propozuar në mbledhjen e Komitetit të jashtëm të parlamentit Europian, në diskutimin për luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin perëndimor, mundësinë e zbatimit të praktikës non grata të SHBA, duke marrë si shembull ish kryeministrin Sali Berisha.

Ajo tha se vlerëson urdhrin ekzekutiv të SHBA për të sanksionuar personat që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit, si dhe goditjen e korrupsionit.
“(PE) mirëpret qasjen e rinovuar të angazhimit të SHBA në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përqendrimin e tyre në luftën kundër korrupsionit.

Vlerëson në këtë kontekst urdhrin ekzekutiv të SHBA për të sanksionuar personat që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit, si edhe aksionet që shënjestrojnë individë dhe ente për akte domethënëse korruptive në Bullgari dhe ish-Kryeministri Berisha në Shqipëri.Bën thirrje që BE të ketë një qasje plotësisht të ngjashme me këtë (praktikën e SHBA)”,Në të njëjtën linjë ishte edhe eurodeputeti i së djathtës, David Lega, i cili tha se në Shqipëri korrupsioni është burimi i dytë më i madh i të ardhurave financiare të paligjshme , pas trafikut të narkotikëve

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten një shqetësim serioz në Ballkanin Perëndimor; PE thekson si shembull, që në Shqipëri, korrupsioni është burimi i dytë më i madh i të ardhurave financiare të paligjshme (IFF), pas trafikut të narkotikëve. Banka Botërore vlerëson se 36.1 për qind e kompanive në Shqipëri gjatë 2019-s u përballën me të paktën një kërkesë për ryshfet”, propozon ai.

Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian diskutoi mbi raportin vjetor të eurodeputetit, Lucas Mandl mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

BE kerkesa praktiken
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.