Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Çim Peka” Live është shprehur se prona ku ishte Kompleksi Partizani sundohej nga bandat e udhëhequra nga Paro Laçi i cili paguante para nën dorë te Vladimir Qiriazi.
“Në fushë pushtuesit e territorit shtohen njëri pas tjetrit, Paro Laçi u bë zot atje dhe bënte ligjin një njeri i dënuar për drogë në Itali dhe ky Vladimir Qiriazi nuk bënte asnjë veprim që ti dali zot pronës së shtetit, por ky jo të ja linte Paro Laçit. Toka ishte kthyer dhe pronarët kishin paguar për objektet dhe ky nuk ja lëshonte, klubin Laçi e mbante të pushtuar.
Qiriazi ka thënë se dërgova grupet e punës dhe mi larguan banditët. Një njeri qoi nënshtrohet pushtuesit ai meriton të hetohet. Nga viti 2006 në vitin 2009, Vladimir Qiriazi nuk ndërhynte sepse aty sundonte Paro Laçi dhe të jeni të sigurt si ai paguante para për të mbajtur peng Kompleksin Partizani.” – tha Berisha.
