Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha pas daljes nga SPAK: Gjeta një grup të terrorizuar. Prokurorët nuk dinin të përgjigjeshin

11:57 / January 23, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1706007371 berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të marrjes në pyetje nga SPAK, ku qëndroi më shumë se 1 orë. Prej 24 ditësh, ish-kryeministri Sali Berisha qëndron me masë sigurie arrest shtëpie në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv.

“Deklarova aty se jam këtu për të shembur piramidën tuaj dhe për të denoncuar aktet tuaja kushtetuese, pasi masat që vendosët kundër Berishës janë në shkelje të Kushtetutës. Jam këtu thash për të denoncuar aktet antiligjore të turpshme, për t’i marrë pushtetin Edi Ramës. Jam këtu për të denoncuar refuzimin e provave që nuk mund të ndodhë kurrë në një vend, pasi provat ato ishin shkatërrimtare për ta. Refuzuan ekspertizën e pavarur që tregonte shëmtinë e këtij grupi kriminal. Ata refuzuan dokumentet që faktojnë se vepruan me urdhër të Ramës. I pyeta kush nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal. Ata shihnin njëri tjetrin dhe nuk dinin si të përgjigjeshin. Kur përmenda Taulant Ballën, fytyrat u prishën. Ata nuk bënë pyetje, ishte vetëm një vetëdenigrim që i bënin vetes”, tha Berisha.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1706007371 berisha
    ''Malltezi fitoi gjithsej 64 euro'', Berisha flet për marrjen në pyetje në SPAK: U përpoqa mos t’i fyeja
  • 65af96d356de7kolaaaa
    ''Rroftë Amerika'', pankarta jashtë SPAK-ut për Berishën
  • auto 88f453cd d40f 42fc aa52 90a666f143841706008587
    Ashpërsim të masës pas shkeljeve? Berisha: Po më dolën gazetarët para…
  • auto s41706002183
    FOTOLAJM/ Berisha futet në SPAK i buzëqeshur, ja çfarë nuk pa në TV
  • Berisha SPAK
    Në izolim prej 24 ditësh, Sali Berisha shkon në SPAK nën shoqërinë e policisë: Beteja vazhdon
  • 1705998645 policia transformed
    Policia i shkon poshtë banesës, Sali Berisha do të paraqitet për herë të parë në SPAK
  • berisha ne spak7 770x390 1
    Pyetjet që iu bënë në SPAK? Berisha: Ishin idiote
  • WhatsApp Image 2024 01 23 at 10.37.26 1
    Sali Berisha pritet nga mbështetësit: Jam në SPAK për të denoncuar Ramën dhe grupin kriminal
  • Screenshot 2024 01 23 113433
    U akuzuan për agjent të sigurimit të shtetit dhe ''kriminelë'', prokurorët që po marrin në pyetje Berishën
  • WhatsApp Image 2024 01 23 at 10.37.05
    VIDEO/ Berisha rikthehet në ''arrest shtëpie''

Kreu i demokratëve, i cili qëndroi për më shumë se 1 orë e 45 minuta në strukturat e Prokurorisë së Posaçme, u shpreh para gazetarëve se denoncoi para prokurorëve shkeljen e ligjit që ata kanë bërë për dosjen “Partizani”.

I pyetur se cilat ishin pyetjet që i drejtuan prokurorët e SPAK, Berisha tha se “nuk u mor vesh kush drejtoi më shumë pyetje, ata mua apo unë atyre”. “Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin, ku u tregova ligjin e 2004 dhe nenin për shpronësimet. Por ata e kanë fshehur. Më pyetën se çfarë pune ka bërë Malltezi. Ishin jashtë procedurës. Ke dijeni ti për ardhjen e atij gjeneralit. Ai s’ka asnjë lidhje me privatizimin”. Ndër të tjera për gazetarët Sali Berisha sulmoi prokurorët se po bëjnë hetim të njëanshëm duke mos hetuar Edi Ramën.

”Si ka mundësi që ju injoroni Edi Ramën kur gjykata ka dënuar atë për shkelje ligji dhe e ka dënuar me 320 mijë euro, se nuk zbardhte lejen pasi e mori vesh që Jamarbër Malltezi ishte pronar dhe lejen e miratuar e bllokoi. Gjykata e urdhëroi në të gjitha nivelet të japë leje, se ishte e miratuar. Edi Rama edhe pas kësaj conte inspektorin dhe e bllokonte. Pronarët shkuan sërish në gjykatë, e ajo e dënoi me 320 mijë euro e këta, grup i strukturuar kriminal nuk guxonte të përmendte emrin e tij”,-tha Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.