Nëse do të ishte kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha do i kishte kërkuar ambasadores Kim të kërkonte ndjesë për deklaratat e saj. Duke shprehur mendimin e tij ai tha se këtë duhet të bëjë PD.
“PD duhet t’i kërkojë zonjës të kërkojë ndjesë dhe pa diskutim mbetet e hapur me të gjithë vendet partnere e mike të Shqipërisë. Bashkëpunimi do të thotë bashkëpunim”, tha Berisha.
