Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha përgjigjet nëse do hyjë në zgjedhje

21:33 / December 12, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
berisha
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ëndrra me sy hapur i konsideron Sali Berisha zërat që thonë se ai do të hyjë në zgjedhje, por nuk do të pranojë të bëhet kryeministër.

Deklaratën kryedemokrati e bëri nga emisioni “Opinion” ku është i ftuar për një intervistë.

Berisha sqaroi se në kuadrin e procesit të rithemelimit në rast të fitores së zgjedhjeve nga PD do të ketë edhe një votë për kryeministrin. Ai theksoi se kjo do të bëhet pas zgjedhjeve në rast.

Blendi Fevziu: A do jeni ju kryeministër, pra kandidat për kryeministër ose kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet?

Sali Berisha: Që unë udhëheq forcën time politike si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë askush nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël. Por në kuadrin e proceseve të reja që ka ndërmarrë, të rithemelimit të PD-së, unë kam dalë me tezën dhe premtimin se në rast të fitores së zgjedhjeve nga PD do të ketë një votë për kryeministrin. Ku është marrë kjo. Atë e merr ai që duan shqiptarët. Izraeli është një vend që në zgjedhjet e përgjithshme voton për partinë dhe për kryeministrin direkt. Unë jam për rregullin tjetër, voton për partinë, por para se të përzgjedhë partia kryeministrin duhet të bëjë një garë.

Blendi Fevziu: Para apo pas zgjedhjeve?

Sali Berisha: Pas zgjedhjeve.

Blendi Fevziu: Nëse ju drejtoni PD në zgjedhje, fitoni zgjedhjet, po marr një hipotezë. Ka kurajo dikush t’ju sfidojë dhe të bëhet kryeministër pasi keni fituar ju zgjedhjet? Kjo është alogjike të paktën.

Sali Berisha: Nuk është përgjegjësia ime kurajo e të tjerëve. Secili bën llogaritë e veta. Unë derën e lë të hapur në respekt të qytetarëve shqiptarë. Sepse unë jam i vetdijshëm. ka prej tyre që thonë, Sali Berisha ka një performancë sikur të ishte 50 vjeç dhe ka të tjerë që thonë është 80 vjeç dhe është 80 vjeç unë nuk e mohoj. Ka të tjerë që thonë që ky gjatë qeverisjes së tij bëri këto të mira. Ka të tjera që thonë jo. Ky është një rikthim, nuk është proces i zakonshëm. Secili qytetarë ka të qartë që unë në seriozitetin tim në vitin 2013 dhashë dorëheqje të parevokueshme.

Blendi Fevziu: Ka zëra që pretendojnë ose thonë që Sali Berisha do hyjë në zgjedhje, por vetë nuk do pranojë të bëhet kryeministër?

Sali Berisha: Shohin ëndrra me sy hapur.

Blendi Fevziu: Janë ëndrra këto?

Sali Berisha: Po padiskutim. Mos e pyet.

Berisha Kryeminister zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Krahasimi i fortë nga Avokatja e Shtetit për të drejtat e njeriut, Ballanca: Edhe në Europë ka sfida e përpjekje

22:00 / June 18, 2025

Rama poston videon: Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë

21:01 / June 18, 2025

Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

19:57 / June 18, 2025

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën, u verifikuan kutitë e 60 qendrave

19:19 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.