Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha përplaset me Manjën në Kuvend: Çfarë kompromisi ke bërë për të denatyruar Dibrën? Ministri: Vjen nga bota e përtejme!

12:36 / February 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha manja 770x401 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasje në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa ky i fundit sqaroi arsyet pse duhet votuar zgjatja e afateve të organeve të Vettingut.

Pas fjalës së ministrit Manja, ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën dhe iu drejtua ministrit me disa pyetje, mes të cilave ndalej te hidrocentrali i Skavicës, duke u pyetur Manjën se “Çfarë kompromisi ke bërë ti me Edi Ramën për të denatyruar totalisht Dibrën?”

Drejtuesja e Kuvendit i ndërpreu fjalën Berishës, ndërsa si kundërpërgjigje ndaj tij, ministri Manja theksoi se Berisha i duket “si një zonjë e vjetër që vjen nga bota e përtejme”.

Berisha: Pse mbahet sekret vettingu i Sokol Sadushit, i Ervin Pukës, Ilir Pandës? Mbi ç’ligj, ç’bazë, përveç shpellave të mafies, ndodh kjo? Cili është roli jot, thuaje këtu, në denatyralizimin e Dibrës në hidrocentralin e Skavicës? A ndjen ti përgjegjësi për shuarjen nga faqja e dheut të të gjithë tokave pjellore të rrethit të Dibrës? Çfarë kompromisi ke bërë ti me Edi Ramën për të denatyruar totalisht Dibrën? Ju bëj thirrje dibranëve të ngrihen fuqishëm.

Manja: Kur flet ti dhe kërkon llogari e hesap për Dibrën, më duket si një zonjë e vjetër që vjen nga bota e përtejme dhe me thënë të drejtën me botën e përtejme jam gjeneratë tjetër, nuk replikoj. Dibranët e dinë vetë, le të votojnë kë të duan më 6 mars.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.