Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Berisha pjesë e listës për deputet? Genc Ruli ‘thumbon’ ish-kryeministrin

14:13 / October 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f92c25c98863
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Procesi i përzgjedhjes së listës së kandidatëve për deputetë të PD-së ka ngjallur edhe një lloj debati në distancë mes ish-kryeministrit Berisha dhe Genc Rulit, i cili aktualisht është anëtar i komisionit të vlerësimit të emrave që mund të jenë në listën e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe pse me një gjuhë të moderuar, Ruli dhe Berisha kanë shkëmbyer mesazhe të forta me njeri-tjetrin.

Gjithçka nisi në intervistën që Ruli dha më datë 6 gusht ku i pyetur për Berishën ai tha: “Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim.Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.”

Një muaj më pas Berisha iu përgjigj Rulit duke e cilësuar si “viktimë të zgjuarsisë së tij“.

Por, Ruli nuk e ka lënë me kaq. Ditën e sotme, Ruli u shpreh se ai nuk mohon që Berisha ka kontribut të jashtëzakonshëm në PD, por se jo domosdoshmërisht angazhimi në politikën aktive nuk përbën domosdoshmëri për të vijuar misionin.

“Unë fola çfarë mendova për veten time si Genc Ruli. Jam në të njëjtën kohë me Berishën dhe e theksova se Berisha ka kontribut. Edhe sot ka kontribut. T’i flasë demokratëve dhe të djathtëve. Ka goxha kontribut sepse është një njeri që nuk i shteron influenca

Angazhimi jonë në politikën aktive dhe profesionale nuk është i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të vazhduar misionin tonë. Misioni jonë mjafton edhe me një deklaratë publike, edhe me një intervistë publike apo edhe me një përshëndetje që i bëjmë anëtarëve të partisë.Pra nuk shoh kontradita në ato që kam thënë. Unë ndjehem i lirë me veten time në këtë gjykim, prandaj bëra atë formulim që besoj jam mirëkuptuar edhe nga Berisha dhe nga shumë persona që e njohin Partinë Demokratike nga brenda“, u shpreh Ruli në Abc News.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.